Pastërtia në Tetovë: Komuna thotë se ka shfrytëzuar 122 mijë euro fonde nga IPA për kosha dhe kamion plehrash

Në tetor të vitit të kaluar autoritetet komunale të Tetovës, premtuan se gjatë vitit 2019-të do të furnizojnë 200 kosha të rinj të plehrave të cilët do të jenë me kapakë dhe do të vendosen në mbarë qytetin. Për Portalb.mk, nga Komuna thonë se kanë marrë 150 kosha plehrash me kapakë, të financuara me para evropiane. 

Komuna e Tetovës ka shfrytëzuar 122 mijë euro fonde nga IPA për kosha plehrash dhe një kamion për mbledhjen e të njëjtave, me projektin “Furnizimi me automjet të posaçëm për grumbullimin e mbeturinave dhe kontejner për mbledhjen e mbeturinave”, na njoftojnë nga Komuna e Tetovës. Megjithatë nga Komuna nuk ofruan ndonjë dokument për pranimin e koshave dhe kamionit për plehra.

“Komuna e Tetovës, ishte njëra nga fituesit EU IPA  grantit me projektin “Furnizimi me automjet të posaçëm për grumbullimin e mbeturinave dhe kontejner për mbledhjen e mbeturinave”, të nënshkruara më datë 03.10.2018 me Marrëveshje për IPA Grant nr. MSIP/IPA/65 midis Republikës së Maqedonisë Veriore e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Komuna e Tetovës si shfrytëzues i grantit”, thonë nga komuna.

Vlera totale e projektit është 7,320,000 denarë, ose 122.000 euro, njoftojnë nga Komuna e Tetovës, prej të cilave 6,100,00 denarë janë për automjetin për grumbullimin e mbeturinave dhe 1,220,000 denarë për kontejnerët.

Kryesisht koshat e plehrave në Tetovë nuk kanë kapakë, andaj edhe shpërndajnë erë të keqe. Mospastrimi dhe mosmirëmbajtja në kohë e koshave të plehrave sjell deri në tejmbushje të tyre. Ndërsa ajo që e rëndon më shumë situatën, është fakti se mbeturinat që hidhen në to nuk seleksionohen andaj stërmbushen me materiale të llojllojshme.

LEXO: Pastërtia në Tetovë: Në vitin 2019 NPK-ja premton se do të furnizojë 200 kosha të rinj me kapakë
LEXO: Pastërtia në Tetovë: koshat e stërmbushur janë jofunksional dhe duhet të zëvendësohen (FOTO)
LEXO:Koshat e plehrave nuk pastrohen në kohë, NPK Tetova fajëson qytetarët që hedhin materiale ndërtimore
LEXO: “Tetova evropiane” e papastër, Ceka: I fotografojnë koshat e plehrave pak para se t’i mbledhim mbeturinat (FOTO)
LEXO: Tetova assesi të “lirohet” nga mbeturinat, edhe pika për ngarkim-shkarkim shndërrohet në deponi të egër (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button