Nëntëqind nxënës mësuan për njohuritë elementare mediatike dhe u trajnuan për t’i njohur lajmet e rreme

Në kuadër të skemës së parë të granteve të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink“, sot u prezantuan projektet që janë realizuar në periudhën nga tetori i vitit 2018 deri në mars të vitit 2019.

Bëhet fjalë për gjashtë projekte të realizuara në gjashtë rajone të planifikimit nga organizatat e shoqërisë civile që ishin në partneritet me mediat.

Në kuadër të aktiviteteve të realizuara janë prodhuar  45 përmbajtje multimediale, 39 materiale grafike, janë mbajtur 28 trajnime dhe punëtori, janë realizuar 12 ngjarje publike, janë përgatitur dy studime dhe analiza.

Në punëtoritë e mbajtura janë trajnuar 405 persona, ndërsa trajnimet janë mbajtur në tetë qytete të ndryshme. Në ngjarjet publike ka pasur gjithsej 1099 pjesëmarrës, 904 nxënës të shkollave të mesme, 92 institucione shtetërore dhe lokale, 51 punonjës mediatikë dhe 38 përfaqësues nga sektori qytetar.

Projektet kryesisht kanë pasur për qëllim inkurajimin e të menduarit kritik midis të rinjve dhe edukimin e tyre elementar mediatik, për të cilën gjë nxënësit e shkollave të mesme kanë treguar interes të veçantë, si dhe futjen e kësaj teme në mënyrë më interesante në programin e tyre mësimor.

Nazim Rashidi e prezantoi projektin “Të menduarit kritik për qytetarë aktivë”, të cilin e kanë realizuar “Diversity” dhe televizioni Alsat-M.

“Qëllimi i projektit ishte të stimulohet të menduarit kritik te të rinjtë. Kemi mbajtur trajnime për njohuri elementare mediatike te nxënësit e shkollave të mesme nga Ohri, Struga, Kërçova, si dhe trajnime për gazetarët e rinj. Trajnimet ishin për njohuri më të thella mediatike, lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes. Nga trajnimi dolën video dhe intervista, të cilat kaluan mirë në programet e “Alsat-M”, tha Rashidi, duke shtuar se ka probleme te mediat lokale sepse nuk ka kontroll mbi numrin e madh të lajmeve të rreme që rrjedhin prej tyre.

Ubavka Janevska, e cila e realizoi projektin “Lexo ndërmjet rreshtave”, e vlerësoi atë si të suksesshëm në mesin e nxënësve të shkollave të mesme nga Velesi dhe Kavadari, sepse nxënësit e shkollave të mesme që e ndoqën trajnimin kanë bërë edukim të nxënësve të shkollave fillore. Drejtorët e dy shkollave të mesme që kanë marrë pjesë në projekt, kanë dashur që tema e njohurive elementare mediatike të ngrihet në një nivel më të lartë, që të nxënësit të njihen më mirë me të.

Gazetarët e mediave lokale të cilët e mbështetën projektin thanë se ata gjithashtu kanë nevojë për trajnime për t’i njohur lajmet e rreme, sepse nuk janë të arsimuar mjaftueshëm në atë drejtim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button