Anketa publike u kthye në hedhje falli

Burimi: KriThink

[Recension: Anketë TVM-së: Fushata e Siljanovska Davkovës më e mirë se fushata e Pendarovskit]

Televizioni i Maqedonisë, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, i publikoi rezultatet e anketës së kryer nga agjencia, me porosi të tij. Në këtë artikull, është publikuar vetëm një segment i kësaj ankete – ai që është në favor të kandidates Gordana Siljanovska Davkova, megjithëse përmban përgjigje për një seri pyetjesh të parashtruara nga anketuesit. Përgjigjet, natyrisht, hedhin më shumë dritë mbi pozitën e të dy kandidatëve, por ato nuk janë të tilla që të mund të nxirret përfundimi që është dhënë në titullin e tekstit.

Foto nga lajmi qe recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Anketë TVM-së: Fushata e Siljanovska Davkovës më e mirë se fushata e Pendarovskit

Data dhe koha e publikimit: 25.4.2019

Data e recensionit: 30.4.2019

Recenzues: Ljubomir Kostovski

Konkretisht, agjencia “M-Prospekt” për TVM ka realizuar një anketë të re telefonike në një mostër prej 980 të anketuarish në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Anketa është realizuar prej 22 deri më 26 prill, ndërsa të gjitha rezultatet i nënshtrohet gabimit statistikor prej 3.1 për qind, me një nivel të pranueshëm besueshmërisë prej 95 për qind. Sipas anketës, për Stevo Pendarovski në rrethin e dytë do të votonin 31.7% e të anketuarve,ndërsaa për Siljanovska-Davkovën, e ecila gëzon besim më të madh mes elektoratit maqedonas, do të votonin 29.1%. Pastaj, 40.3 përqind e të anketuarve janë përgjitgjur se më 5 maj sigurisht do të dalin në votim.

Në pyetjen se për këtë do të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Pendarovski ka një avantazh të vogël – 31.7 për qind do të rrethonin emrin e tij, ndërsa për Siljanovska-Davkovën do të votonin – 29.1 për qind, që është një diferencë prej 2.6 për qind dhe ende është brenda gabimit statistikor. Në votimin e parë diferenca ishte 2.7 për qind, që është e barabartë me atë që tregohet edhe para votimit të votuesve në rrethin e dytë. Elektorati i Siljanovska-Davkovës është i dukshëm vetëm mes maqedonasve (39.6%), për Pendarovskin janë 25.7%, ndërsa 33% do të abstenojnë në forma të ndryshme (nuk duan të thonë, nuk do të votojnë, nuk u përgjigjën në pyetje). Sa i përket disponimit në mesin e shqiptarëve, për Pendarovskin do të votonin 42.7 për qind, për Siljanovska Davkovën 0.2 për qind, ndërsa madje një e katërta ende nuk e di se si do të votojnë, e kështu me radhë.

Sa pritet të jetë pjesëmarrja në zgjedhje është njëra nga pyetjet e radhës. Vetëm 40.2 për qind kanë thënë se me siguri do të dalin për të votuar, ndërsa se “do të votonin” janë deklaruar 12.6 për qind e të anketuarve, kurse 26 për qind kanë thënë se “ndoshta”, ndërsa rreth një e katërta e të anketuarve kanë thënë se nuk e kanë ndërmen të votojnë. Është e qartë se në anketë janë përgjigjur ata që kanë qenë në shtëpi në momentin kur janë thirrur në telefon, ndërsa ata që nuk kanë qenë në shtëpi, e të cilët janë shumë, gjithsesi nuk janë të përfshira në anketë, e me këtë edhe në rezultatin përfundimtar!

“Republika” në përfundimin e nxjerrë nga kjo anketë, pa dhënë informacion mbi pyetjet dhe përgjigjet kryesore të lartpërmendura, veçon vetëm dy pyetje në të cilat Siljanovska-Davkova “udhëheq”. Ato kanë të bëjnë me mbështetjen e kandidatëve nga maqedonasit etnikë, te të cilët besimi ndaj prof. dr. Gordana Siljanovska Davkovës është 28.9%, ndërsa ndaj Stevo Pendarovskit, 22.5%.

Nga kjo, pa dhënë informacion se për kë do të votonin pjesëtarët e të gjitha bashkësive etnike, pra të gjithë votuesit, nxirret një përfundim sipas të cilit “këto shifra tregojnë se kandidati presidencial Siljanovska-Davkova gëzon besim më të madh mes maqedonasve për rreth 6.4%, gjë që nuk është për t’u nënvlerësuar. Nëse kështu vazhdon trendi i rritjes së besimit te Siljanovska-Davkova, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ajo do të fitojë me një avantazh bindës. Për shkak se qytetarët besojnë më shumë në programin dhe fushatën që e zhvillon Siljanovska-Davkova“.

Dhe kështu, në vend që të kemi një pasqyrë në të dhënat e përgjithshme të anketës dhe të fitojmë diçka që do të ishte një analizë e qëndrueshme e ciklit zgjedhor, na është ofruar “hedhje falli” me një përzgjedhje të pjesshme, selektive, të elementeve të një anketimi të opinionit publik.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button