Pas Francesco Tottit, një tjetër legjendë largohet nga Roma

Daniele De Rossi largohet nga Roma. Kapiteni verdhekuq, simbol i skuadrës kryeqytetase, në përfundim të sezonit do të largohet nga klubi ku luajti gjatë gjithë karrierë së tij, por nuk do të varë këpucët në gozhdë. Ndaj Parmës do të luajë takimin e fundit si verdhekuq, shkruan Super Sport.

35-vjeçari ka vendosur të luajë në një klub tjetër, ndoshta për disa sezone, para se t’i thotë përfundimisht lamtumirë futbollit të luajtur.

Njoftimi u bë nëpërmjet një komunikate nga klubi i Romës, ku ndër të tjera theksohet se “De Rossi, deri tani, ka koleksionuar 615 ndeshje me Romës dhe ka shënuar 63 gola gjatë 18 viteve karrierë në klubin kryeqytetas. Ai renditet i dytë në listën e futbollistëve me më shumë ndeshjen me Romën, pas legjendës Francesco Totti.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button