Ndihma e Shpejtë e RMV-së, sot u promovuan gjashtë autoambulancat e reja (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë (MSH) sot i ka promovuar dhe lëshuar për shfrytëzim gjashtë prej 12 autoambulancat të cilat i siguroi me tender të nënshkruar në dhjetor të 2018-s. Këto gjashtë autoambulanca do të jenë në shërbim të Ndihmës së Shpejtë të Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, kurse gjashtë të tjera do të shpërndahen në: Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Berovë, transmeton Portalb.mk

Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski
Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në shërbimin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në periudhën që do të vijojë do të ketë edhe punësime, që të menjanohet edhe një tjetër problem tjerë, mungesa e kuadrit profesional.

“Shërbimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë gjatë periudhës së kaluar është përballur me shumë probleme, ndërkaq ne kemi vendosur në zgjidhje sistematike të atyre problemeve. Njëri problem ishte numri i veturave, tash kemi probleme serioze edhe me kuadrin. Kemi mungesë të kuadrit mjekësor dhe infermier, ku në vijim do të shpallet konkurs për infermiere dhe për pranim të mjekëve të rinj, të cilët janë të licencuar dhe në këtë moment janë të papunë”, tha Filipçe.

Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski
Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski

Pas aksidentit në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 persona, dolën në pah edhe mangësitë e këtij shërbimi, të cilat Portalb.mk i pati adresuar gjatë analizës së saj. Këto mangësi e shtynë Ministrinë për Bujqësi dhe Pylltari që t’ia japë Ministrisë së Shëndetësisë 8 vetura – furgonë specialë të cilat, siç njoftoi ministri Filipçe do të kalojnë sot në seancë qeveritare, që më pas të hapet edhe tenderi për pajisim.

“Në seancën e sotme qeveritare sot duhet të kalojë vendimi që veturat t’i marrim nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Ende nuk janë në kompetencë tonën. Veturat janë në gjendje solide, ndërkaq nuk do të shfrytëzohen për punë në terren, por vetëm për transport të pacientëve”, tha Filipçe.

Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski
Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski

Filipçe edhe sot përsëriti qëndrimin se është i hapur që të sigurojë edhe autoambulanca të reja, pasi që kanë mjete të pashfrytëzuar nga mjetet e paraparë për këtë qëllim. Se si do të shfrytëzohen këto mjete, Filipçe tha se do të bëjmë analizë për një kohë të shkurtër.

“Do të shohim edhe nevojat në qytetet tjera, dhe do të bëjmë edhe një analizë për siguruar edhe të tjera”, tha Filipçe.

Filipçe: Analiza e fizibilitetit do të tregojë se a do të privatizohet Ndihma e Shpejtë

Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski
Ndihma Mjekësore e Shpejtë. Foto: Borçe Popovski

Për analizën e fizibilitetit e cila duhet të japë zgjidhje për funksionimin e mëtutjeshëm të shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, operatori ekonomik ka kërkuar të shtyhet afati edhe për dy muaj. Se a do të kemi privatizim të këtij shërbimi, Filipçe tha se kjo do të kuptohet nga analiza, për të cilën do të vijojë edhe debat publik. Realizimi i analizës së fizibilitetit me partneritet publik-privat ngjalli reagime të shumta në publik, pasi që sipas mjekëve, ajo mund të dërgojë në privatizimin e ndihmës së shpejtë.

“Se a është privatizimi zgjidhje e mirë ose jo, do të tregojë analiza e fizibilitetit, fundja edhe ky është qëllimi. Nuk është gati analiza e fizibilitetit, sepse operatori ekonomik që e përgatit ka kërkuar shtyrje të afatit për edhe dy muaj, i cili afat përfundon diku në muajin qershor. Në bazë të asaj analize, për të cilën do të organizojmë edhe debat publik”, tha Filipçe.

LEXO: Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni urgjentisht i duhet ndihmë! (VIDEO)

Në analizën që e realizoi Portalb.mk për shërbimin e Ndihmës së Shpejt, për intervenime duhet të bëhen në shtëpitë e shëndetit ku kanë autoambulanca të amortizuara dhe të vjetërsuara, dhe ku ka numër të ekipeve dhe të autoambulancave që nuk korrespondon me numrin e popullsisë, si: Kërçova, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, Koçani dhe Dibra. Të njëjtat shtëpi edhe kanë kërkuar autoambulanca dhe ekipe shtesë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018-të 6 milionë denarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e 40 autoambulancave, nga tetë shtëpi të shëndetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button