Një makinë u ndesh me avionin e Merkelit dhe shkaktoi defekt (Foto)

Avioni i kancelares gjermane Angela Merkel është dëmtuar për shkak të një aksidenti të trafikut, njofton ekipi i Luftvafe në rrjetin social Twitter.

Është theksuar se në Dortmund është dëmtuar avioni qeveritar Global 5000. Në të u ndesh një makinë, përderisa ai ishte i parkuar në pistën e aeroportit.

“Kancelarja do të arrijë në Berlin me helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në mesazhin.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30. Në avion ka pasur tre anëtarë të ekuipazhit. Ky nuk është incidenti i parë me Global 5000. Ne mesin e prillit, ai kishte një aterrim urgjent në aeroportin Shenefeld të Berlinit.


 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button