Dritë jeshile në komisionin e Parlamentit grek për kalimet e reja kufitare “Markova Noga” dhe “Majden”

Komisioni për siguri kombëtare dhe çështje të jashtme në seancën e sotme në Parlamentin grek i pranoi draft ligjet e parashtruara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare afër Majdenit dhe “Markova noga”, si dhe për ngritjen e Zyrës për lidhje në Shkup në nivel të ambasadave dhe të Zyrës për punë konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në bazë të qëndrimeve të parashtruara të raportuesve për draft ligjet e SIRIZA-s në pushtet dhe Demokracisë së Re në opozitë, por edhe të deputetëve të partive të tjera, propozim ligjet ishin miratuar. SIRIZA dhe Potami janë “për”, Demokracia e Re dhe Agimi i artë kundër, përderisa Aleanca Demokratike në ditën e votimit do ta kumtojë qëndrimin. Partia Komuniste e Greqisë, sipas gjitha gjasave do të jetë e përmbajtur. Deputetët e Lidhjes së Centralisteve, nuk morën pjesë në takimin e Komisionit.

Me miratimin e draft ligjeve të Komisionit, hapet rruga që të shqyrtohen dhe ratifikohen në seancë plenare. Sipas informacioneve jozyrtare të korrespondentes nga Athina, votimi në Parlament do të mund të ishte nesër pasdite. Debatin e Komisionit për siguri kombëtare dhe çështje të jashtme, me fjalim e përmbylli ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu, e cila tha se të dyja marrëveshjet nuk vijnë para zgjedhjeve në Parlamentin grek, por se janë me kërkesë të popullatës lokale nga vendet ku do të hapen vendkalimet kufitare.

Duke iu përgjigjur Kumucakosit nga Demokracia e Re se para Marrëveshjes së Prespës kanë ekzistuar marrëveshje bilaterale, Anagnostopollu theksoi se para zgjidhjes ndërmjet të dyja vendeve kishte pengesa dhe probleme.

Në debatin dyorësh të Komisionit në Parlamentin grek, fjalë morën rreth 10 deputetë, të cilët i shfaqën pozicionet e tyre në lidhje me dy draft ligjet. Deputetët e SIRIZA-s, Teodora Xakri, Kostas Selcas dhe Janis Sifakis të cilët vijnë nga rajonet në të cilat do të hapen vendkalimet e reja kufitare i sqaruan përfitimet nga dy marrëveshjet e nënshkruara mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Përveç draft ligjeve të cilat ishin temë e takimit, në agjendën e Komisionit u gjetën edhe marrëdhëniet greko-turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button