RMV: Gjatë 2018-s taksistët kanë transportuar 12 herë më shumë udhëtarë, se sa trenat (Infografik)

Në vend që të dominojë në transportin nacional të udhëtarëve, hekurudhat vitin e kaluar kanë arritur të transportojnë për 12 herë më pak udhëtarë në krahasim me taksistët. Të dhënat më të reja të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) tregojnë se në transportin ndërurban me taksi në vitin 2018 janë transportuar madje 6.406.000 udhëtarë, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Kundrejt taksistëve, vitin e kaluar me tren kanë udhëtuar vetëm 534.000 persona në komunikacionin hekurudhor të vendit. Statistika aktuale tregon se transporti me autobus ka pasur pjesëmarrjen më të madhe në transportin e udhëtarëve mes qyteteve – vitin e kaluar në transportin rrugor nacional janë regjistruar 7.727.000 udhëtarë.

“Meta” tashmë ka shkruar për shifrat alarmuese që ndërlidhen me efektin e hekurudhës në transportin e udhëtarëve në vend. Numri i nisjeve për udhëtim me tren nga qyteti në qytet është tepër i vogël, që e bën hekurudhën jotërheqëse për qytetarët. Kështu, ndërmjet Shkupit dhe Kërçovës në nivel ditor udhëton vetëm 1 tren, derisa kompanitë me autobusë kanë organizuar nga 19 nisje në ditë. Mes Shkupit dhe Manastirit ka vetëm nga 3 nisje treni në ditë, derisa udhëtarët ndërmjet këtyre dy qyteteve mund të udhëtojnë me 13 autobusë në ditë. Në drejtim të Gjevgjelisë nga kryeqyteti vetëm nga 2 nisje treni, derisa relacionin mes Shkupit dhe Koçanit në nivel ditor e kalon vetëm 1 tren për udhëtarë.

Për dallim nga numri i vogël i trenave, taksistët ndërmjet qyteteve nisen sipas nevojave të udhëtarëve, por edhe sipas marrëveshjes me ta. Numri i zmadhuar i udhëtarëve, si dhe shfrytëzimi i automjetit të njëjtë me persona tjerë, rezulton në atë që transporti me taksi të jetë me çmime të ulëta, të cilat janë të ngjashme me shumën të cilën qytetarët do ta paguanin për biletë për tren ose autobus.

Përkundër mungesës momentale të flotës së mjeteve transportuese në Hekurudhat e RMV, të dhënat e ESHS-së tregojnë se në vitin 2018 në vendin tonë ka pasur 2.342 automjete të udhëtarëve me të cilat është organizuar transporti urban dhe ndërurban me taksi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button