“Titaniku” dhe lëndë të tjera i janë shpërndarë një gjykatësi, i kërkohet të përshpejtojë

Gjykata Themelore Shkup 1 për shkak të kritikave në publik për prolongimin të shpeshtë të lëndës më të madhe “Titanik”, për parregullsi zgjedhore, pas akuzës së parashtruar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), e ka thirrur prokuroren, Lile Stefanova të kërkojë ndarje në proces të posaçëm gjyqësor të akuzës kundër Edmond Temelko, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht, Stefanova para Gjykatës, ka deklaruar për gazetarët se, prolongimi i shpeshtë i këtij procesi gjyqësor, mund të shkaktojë probleme.

Për shkak të intervenimit kirurgjik mbi njërin nga 20 të akuzuarit, Edmond Temelko, sot ky gjykim u prolongua sërish. Paraprakisht është mbajtur, por para kësaj ka pasur prolongime të shumta, si për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ashtu edhe për shkak të mungesave zyrtare të deputetit të akuzuar, Ilija Dimovski.

LEXO: Është shtyrë seanca e rastit “Titanik” për shkak se një i akuzuar është i sëmurë
LEXO: Rasti “Titanik”, ish ministrit Janakieski i është shfuqizuar paraburgimi

PSP-ja konsideron që prezantimi i qindra provave materiale me shkrim do të përfundojë vetëm brenda disa seancave dhe do të mund të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve. Meqë bëhet fjalë për lëndë për paraburgim, ka përparësi dhe me gjykime të ngjeshura gjatë tërë verës lënda “Titanik” do të mund të sillet kah fundi.

Të pandehurit, Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski dhe Munir Pepiq janë në paraburgim, dhe “Titaniku” duhet të zhvillohet më shpejtë. Kur gjykohej grupi i madh i të akuzuarve për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill 2017, gjykatësja Dobrilla Kacarska caktonte seanca pothuajse çdo ditë. Për shkak të Munir Pepiqit, i cili ishte akuzuar edhe për 27 prillin, pësonte gjykimi për “Titanikun”, të cilin gjykatësi Osman Shabani, për shkak të mungesës tij, ishte i detyruar ta shtyjë.

I pandehuri Kirill Bozhinovski është në paraburgim shtëpiak, kurse deputeti i akuzuar Ilija Dimovski shpesh ka udhëtime zyrtare.

Tani, pas përfundimit të gjykimit për 27 prillin, Pepiq është në dispozicion për “Titanikun” në çdo kohë, por gjykatësi Shabani po përballet me një problem tjetër. Ai është gjykatës madje në 7 raste të PSP-së, nga të cilët në 4 është gjykatës kryesor. Në lëndët tjera është gjykatësi i dytë, ndërsa kryesor është kolegu Ognen Stavrev. Por, ai duhet të merr pjesë në këshill gjithmonë, që të dy kanë të drejtën e njëjtë për votë gjatë vendimmarrjes.

Shabani, ashtu si kolegët e tij të tjerë, ka edhe lëndë tjera, të rregullta të krimit të organizuar, të cilat i gjykon në vazhdimësi, përveç këtyre të PSP. Një nga lëndët, ku ai është gjykatësi i dytë, është “Monstra” për vrasjen e katër fëmijë dhe një personi të rritur, familjet e të cilëve, si dhe familjet e të pandehurve, çdo ditë i lusin Stavrevin dhe Shabanin të ketë gjykime më të shpeshta.

SDK.mk e pyeti Gjykatën Themelore Shkup 1 përse gjykatësi Osman Shabani është gjykatësi më i ngarkuar me lëndë nga të gjithë gjykatësit në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion, përse gjykatës tjerë të këtij departamenti kanë një ose dy lëndë nga PSP dhe kalendarët për seancat e caktuara i kanë bosh. Para do kohe ai e morri edhe “Talir”, aktakuza më e re e PSP-së për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE, ku ka edhe pranim të fajit. Edhe aty ka shumë persona fizikë dhe juridikë të akuzuar dhe shumë dëshmitarë dhe prova materiale. Edhe ky konsiderohet si një nga rastet më ndërlikuara të PSP.

Deri tani ne s’kemi marrë përgjigje nga Gjykata, përse AKMIS kur i rrotullon, lëndët i përcakton në mënyrë elektronike kryesisht te në një gjykatësi.

LEXO: Një vit e gjysmë nuk mund të zbardhen hetimet për skandalin AKMIS në gjykatat e Maqedonisë së Veriut
LEXO: Gjyqtarët e lartë do të diskutojnë për burgimin e Gruevskit

Ndryshe, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe: Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil politik në Hungari, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Lleko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Llenka Rashajkovska. Ata akuzohen për parregullsi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button