Qytetarët dhe firmat do të mund online t’i ndjekin lëndët për privatizim

Qytetarët dhe firmat do të mund të informohen se deri ku është lënda e tyre për privatizim në Drejtorinë për punë juridiko pronësore në ueb faqen www.privatizacija.finance.gov.mk, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

“Nuk ka më lëndë nëpër sirtarë. Kemi bërë zgjidhje sistemore, platformën privatizacija.finance.gov.mk, përmes të cilës qytetarët dhe firmat do të mund nga shtëpia e tyre apo zyra, përmes kompjuterit të ndjekin lëndën për privatizim në Drejtorinë për punë juridiko pronësore. Kjo donë të thotë se qytetarët dhe firmat do të kenë mbikëqyrje të vazhdueshme në lëndën e tyre- që nga pranimi i kërkesës për privatizim, përmes përpunimit të lëndës e deri në zgjidhjen e të njëjtës, deri në arkivim”, shtoi Ministri i financave Dragan Tevdovski.

Ai theksoi se përfitimet nga kjo qasje janë se qytetarët dhe firmat do të fitojnë shërbim më të mirë nga Drejtoria, do të përmirësohet efikasiteti i Drejtorisë dhe do të bëhet digjitalizim i proceseve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button