Ademi: Fëmijë të pa vaksinuar mund të regjistrohen në klasë të parë me kusht të vaksinohen deri në shtator

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot deklaroi se me qasje serioze janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet për fëmijët e pa vaksinuar të cilët duhet ta fillojnë arsimin fillor me qëllim që të respektohen ligjet dhe të ruhet shëndeti publik, transmeton Alsat M. 

Theksoi se është realizuar takim me ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë, Venko Filipçe dhe Renata Deskoska, si edhe se përsëri për çështjen do të bisedohet në seancën e Qeverisë.

“Një prej opsioneve të cilat do të shqyrtohen është të regjistrohen nxënësit ndërsa në ndërkohë të vaksinohen ose në shtator, fillim të shtatorit të ketë vaksinim terenor për të gjithë nxënësit e pavaksinuar”, theksoi Ademi.

Theksoi se në mënyrë plotësuese do të zbatohen konsultime me ekspertë me qëllim që të gjendet zgjidhje e shpejtë për shkak të epidemisë së fruthit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button