Mbi 40 për qind e qytetarëve të BE-së e shohin si kërcënim ekstremin e djathtë

Një anketë e zhvilluar në tetë shtete të Evropës vuri në dukje se 43 për qind të pjesëmarrësve në mbarë kontinentin rritjen e së djathtës ekstreme e shohin si kërcënim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anketa është kryer nga YouGov në Gjermani, Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Poloni, Suedi dhe Hungari me rreth 8.000 pjesëmarrës.

Sipas anketës, 43 për qind të qytetarëve të BE-së rritjen e së djathtës ekstreme e shohin si një kërcënim.

Shifra më e lartë është regjistruar në Gjermani me 56 për qind, pas së cilës pasuan Suedia me 48 për qind dhe Spanja me 45 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button