Shkrimtari serb, David: Njohjen e Kosovës nga Vuçiqi, mediet në Serbi do ta quanin gjest heroik

Shoqëria serbe është gjithnjë e më shumë djathtiste, ka deklaruar për agjencinë FoNet shkrimtari dhe dramaturgu, Filip David, transmeton Koha.net.

Ai ka tërhequr vërejtjen se ekziston rreziku real nga konflikti në Serbi, jo ndërmjet pushtetit e opozitës, por ndërmjet kundërshtarëve të mendimit.

Ka përmendur politikën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ish “ministrin e informatave që mbyllte mediume” dhe ka thënë se “ajo politikë nuk shpie askund“.

Në këtë politikë Davidi vëren e pafytyrësi të madhe dhe hipokrizi”.

“Ai (Vuçiqi) në të njëjtin fjalim thirret në Bashkimin Evropian, thotë se Kosova nuk mund të mbetet konflikt i ngrirë, sepse kjo nuk është mirë për rrugën evropiane, pastaj në pjesën e dytë të fjalimit, sikur të mos jetë personi i njëjtë thotë: mund të më vrasin në rrugë, por unë nuk do ta njohë Kosovën”, ka ilustruar Davidi hipokrizinë e kësaj politike, përcjell FoNet.

David ka konstatuar se në shoqërinë serbe ka shumë konfuzion dhe arsyen për këtë ai e sheh në “presionet që të zgjidhet problemi i Kosovës” i cili është “çështje e të gjitha çështjeve në Ballkan, ndërsa është i bindur se “pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka as stabilitet të brendshëm serb dhe as stabilitet të Ballkanit“.

Thekson se “njohja e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë “ dhe ajo “duhet të përfshijë edhe marrëveshjen për mbrojtjen e minoritetit serb dhe të trashëgimisë së tij kulturore e fetare”, ose, ai nuk përjashton “rrezikun nga një konflikt i hapur” gjithnjë derisa Kosova të mbetet projekt i ngrirë “që kupton shkëndija lufte nga të dy palët“.

„Ne e dimë se fuqitë e mëdha janë ato që do përfshiheshin në konflikt e ky është rrezik, jo vetëm për Evropën, por për gjithë botën”, ka tërhequr vërejtjen Davidi.

Ai pohon se Serbia në të shkuarën ka evituar të pranojë zgjidhjet e ofruara, relativisht të favorshme ndërsa, me kalimin e kohës, gjërat do të jenë gjithnjë e më të këqija.

Duke folur për mediet në Serbi, Filip Davidi mendon se nëse Vuçiqi e njeh pavarësinë e Kosovës, për pesë ditë fushate mediale, mediet do të flisnin për ”gjestin heroik të cilin askush në histori nuk pati guximin dhe gatishmërinë ta bënte”, ndërsa shumica e serbëve “këtë (njohjen) do ta pranonte si diçka të mirë e pozitive“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button