Recesioni ekonomik nuk duron çelikosjen e parave në përmendore

Në kohën kur udhëheqësit politikë evropianë bënin plane për t’u mbrojtur nga depresioni ekonomikë dhe nën erën paralajmërimeve për recesion, qeveria e Maqedonisë dhe ministri i financave Stavrevski bashkë me ekonomistët qeveritare ushqenin optimizmin e rrejshëm se në vitin 2012 do të kemi rritje ekonomike prej 4% dhe mbi baze të këtij optimizmi të rrejshëm dhe planifikimit të gabuar hartuan buxhetin e vitit 2012, rriten buxhetin dhe investimet kapitale për këtë vite dhe dështuan në dy muajt e pare të vitit.

Mirëpo pas të dhënave të statistikës tash më ato pranojnë se “RECESIONI” që referohet “rënies ekonomike”, apo tkurrjes në prodhimin e brendshëm bruto real ose të prodhimit të përgjithshëm bruto real. Të dhënat flasin se norma e rritjes e bruto prodhimit të vendit  në tre mujorin e dytë ka rënie për 0.9%, ulje kjo që i dedikohet më shumë metalurgjisë, ulje të përpunimit industrial diku 6.9%, ndërtimtarisë 5,1%, komunikacionit 3% e kështu me radhe. Gjithashtu edhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka ulje për 4.2%,  kurse importi është rritur për 4.5%. Të dhënat flasin edhe për rritje të indeksit të çmimeve te prodhimeve industriale në tregun e vendit në periudhë ( 08.2012 / 07.2012)  për rritur +0.9%, indeksi I shpenzimeve të jetesës është rritur për +3.7%.

Të gjithë këto parametra flasin për një situatë të rëndë ekonomike. Rënia ekonomike ka bërë që  firmat më Maqedoni të reduktojnë prodhimin – punojnë me kapacitete jo të plota; konsumatorët  të ulin shpenzimet e tyre; firmat t’i largojnë punëtorët  nga puna; shumë firma të dalin nga tregu – falimentojnë; të ardhurat reale bien dhe reduktohen fitimet; rritet papunësia dhe rritet  vështirësia për të  gjetur punë. Reflektimi i këtij recesioni në Maqedoni do të  karakterizohet me rënie të eksporteve, rivlerësim të rrezikut nga ana investitorëve të huaj  për investim në Maqedoni dhe rënie të investimeve të huaja direkte si dhe zvogëlim të remitancave, që për pjesën më të madhe të vendit vazhdojnë të përfaqësojnë një burim shumë të rëndësishëm të financimit si dhe do të qoj në revidim e projeksioneve për rritjen ekonomike gjatë vitit 2012 dhe rebalanc.

Në këtë situate qeveria duhet të reagojnë në mënyrë instinktive duke i ndalur shpenzimet joproduktive, vetëm një reagim aq i rrëmujshëm do të na shpëton dhe do të rregullon raportin midis programeve afatshkurtra populiste  të  qeverisë VMRO DPMNE dhe BDI dhe programeve afatgjata strategjike të zhvillimit të vendit. Politika populiste dhe investimi ne përmendore dukshëm e kërcënon ekzistencën e ekonomisë së Maqedonisë në këmbë dhe në të njëjtën kohë krijon përçarje ndëretnike sa që  populli me të drejtë kundërshton çelikosjen e parasë në përmendore.

Ne jemi në një situatë ku kriza politike do të influencojë edhe në implementimin e  
Teorisë (eksternale) e cikleve politike të biznesit ku qeveria aktualisht e kapluar nga ethet e zgjedhjeve nuk do zhvillojë  politikë e shtrënguar ekonomike por duke paralajmëruar zgjedhje do  udhëheq politikë ekonomike  që do përcillet me premtime për reduktimin e taksave; rritjen e  shpenzimeve qeveritare; përpjekje për bindjen e bankave që të ulin normën e interesit; premtime për punësime të gjithë këto do bëjnë  që votuesit të shkojnë para kutive të votimit me këto zhvillime në mendje. Po kësaj qeveria nuk i përputhet teoria me praktiken sepse nuk e kanë llogaritur LIGJIN E OKUNIT i cili thotë: për çdo 2% rënie të GDP nën nivelin potencial, papunësia rritet me 1%.

Shkruan: Izet ZEQIRI, deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Profesor në Univerzitetin e Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button