Raporti: Këto janë reformat që i ka bërë Ministria e Shoqërisë Informatike (Infografik)

Shumica e reformave të parapara sipas Planit Aksionar të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike janë realizuar. Kështu tregon raporti vjetor i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), në lidhje me reformat në administratë, njofton Portalb.mk.

Në fushën e krijimit të politikave, sipas raportit 57.78% e reformave janë realizuar, 37.78% janë vonuar, ndërkaq 4.44% janë në proces të realizimit. Në fushën e shërbimit publik dhe menaxhim me resurset 80% e reformave janë realizuar dhe 20% janë vonuar.

Në fushën e përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës 57.89% e reformave janë realizuar, 26.32% janë vonuar, ndërkaq 15.79% janë në proces. Në fushën e dhënies së shërbimeve dhe mbështetjeve teknologjike informatike komunikuese të administratës.

“Gjatë vitit të parë nga zbatimi i planit aksionar kemi punuar në zbatimin e bazave për ligjet reformuese. Kemi mbaruar shumë dokumente dhe strategji të cilat janë bazuar për reforma në administratën publike, kemi bërë revizion të ligjeve ekzistuese dhe kemi përgatitur ligje të reja për vendosjen e kornizës ligjore të reformave. Për shkak të mungesës të të dhënave, por edhe për shkak nevojës nga evidentimi më preciz i mangësive dhe dobësive në fushat që i përfshinë Strategjia, kemi përpunuar edhe analiza të reja dhe hulumtime. Në këtë pjesë kemi pasur ndihmë më shumë nga sektori civil, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Kemi siguruar bazë teknike dhe juridike për digjitalizim të shërbimeve. Kemi filluar me zbatimin e shumë masave, impaktin e të cilëve qytetarët e ndjejnë këtë vit. Ajo që vjen gjatë këtij viti është mbarimi i reformave të filluara dhe rezultatet e dukshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thotë ministri Damjan Mançevski.

Sipas tij, reforma në Administratën publike është njëra ndër përpjekjet themelore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zbatimi i masave sipas fushave:

Krijimi i politikave

  • Janë lidhur proceset e vlerësimit të ndikimit të rregullativës dhe vlerësimit të zbatimit të rregullativës në një proces plotësisht të rrumbullakuar të krijimit të politikave, përfshirë në dokumentet e reja.
  • Përforcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes Qeverisë dhe Kuvendit.
  • Është rritur për 20% numri i draft-raporteve për vlerësimit të rregull

Shërbimi publik dhe menaxhim me resurse njerëzore

  • Krijim të Rrjetit për menaxhim me resurse njerëzore për mbështetje të vazhdueshme për të punësuarit në njësitë organizative për menaxhim me kriza.
  • Rritje të objektivitetit në matjen e performancës së zyrtarëve të administratës
  • Ulje e përqindjes së ankesave të dorëzuara nga kandidatëve nga vendimet e miratuara për punësim/avancim nga viti 2017/18.
  • Ka filluar procesi i profesionalizimit të personave që do të emërohen në poste të larta.

Përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë

  • Evidentimi i të gjitha institucioneve me të dhënat për llojin, statusin, kompetencat, në Katalogun e institucioneve në Maqedoninë e Veriut.
  • Është krijuar bazë për zbatimin e analizës horizontale funksionale dhe riorganizim agjencive dhe shërbimeve inspektuese të pushtetit qendror.
  • 158 të dhëna tani janë të publikuara në data.gov.mk
  • Është krijuar  “Pikë për informim për Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative” në MSHIA.

Dhënie të shërbimeve dhe mbështetje TIK të administratës

  • Është themeluar Këshillit për Teknologji informatike komunikuese (TIK) dhe siguri në internet për investim racional në transformimin digjital.
  • Është përgatitur dhe publikuar korniza ligjore për: dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme; menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike; Regjistër Qendror të popullatës.
  • Janë katalogizuar mbi 0% e shërbimeve nga ligjet në të cilat janë të përshkruara shërbime që i japin institucionet.
  • Është përgatitur Sallë dhe rrjet infrastrukturor për nevojat e Sallës për shërbime publike – Shkup (“Një pikë për shërbime”).
  • Janë zhvilluar zgjidhjet softuerike për Regjistrim Qendror të popullatës dhe për portalin e-shërbime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button