Pendarovski- Zhbogar: Fillimi i negociatave me BE-në është i domosdoshëm dhe i merituar

Fillimi i negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është i merituar dhe i domosdoshëm me qëllim të nxitjes së reformave të përgjithshme dhe zhvillim të kulturës politike në vend, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin  e sotëm me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, njoftoi kabineti i shefit të shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Presim nga liderët e vendeve të Bashkimit Evropian të jenë principiele dhe të besueshme në premtimet e dhëna. Të mundësohet që Republika e Maqedonisë së veriut të arrijë sukses në planin e eurointegrimeve”, theksoi presidenti Pendarovski në takimin me ambasadorin Zhbogar.

Zhbogar pas takimit deklaroi se shpreson për bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt që vijnë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Kam pas takim me presidentin Pendarovski. Ia përcjella urimet e kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe nga kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, në të cilat ata shprehin gatishmëri për shumë bashkëpunim të ngushtë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për ndërtimin e Evropës së përbashkët”, tha Zhbogar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button