Ministri Spasovski pret nga Interpoli që ta publikojë flet-arrestin për Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme konstaton dhe dorëzon dokumente përmes të gjithë kuadrove dhe përmes Ministrisë së Drejtësisë për shpalljen e flet-arrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

“Dokumentet për shpalljen e flet-arrestit për Gruevskin për kërcenim terroristik të rendit kushtetues për ngjarjet e 27-prillit janë dorëzuar te Interpoli dhe presim që flet-arresti të publikohet”, kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Interpoli, tha Spasovski, ende po kryen disa testime. Ai konsideron se flet-arresti që është dërguar i plotëson kushtet që të publikohet.

Ai paralajmëroi se flet-arresti me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pa asnjë mungesë është dorëzuar te Interpoli.

Spasovski është i sigurt se nuk ka asnjë pengesë tjetër juridike për Gruevskin të publikohet në Interpol, gjegjësisht për vepra të tilla penale dhe pret që maja e Interpolit të sjellë vendim të tillë.

Në lidhje me atë se a ka kryer ndikim partia e VMRO-DPMNE-së te gjykatësit dhe se a është paraqitur në prokurori, Spasovski u përgjigj se është fakt.

“Ju të gjithë si gazetarë bisedoni për ‘gjykatë swarovski’ dhe për kryerje presion në gjyqësi. Unë në intervistën time kam thënë dhe them se për përmirësimin e ambientit të drejt në shtet, në mundësi të kemi drejtësi të vërtetë në shtet, duhet të fillojnë hetimet e caktuara edhe kundër gjykatësve, prokurorëve dhe kundër pjesëtarëve të MPB-së nëse duam të kemi përmirësim në këtë sferë.

Sa i përket “fshesës” në Qeveri, Spasovski tha se në MPB ka ndryshime kadrovike nga momenti i parë dhe do të ketë edhe më tej të kuadrove që nuk kanë dhënë rezultate në lidhje me punën e tyre në parimet e caktuara për të cilat merremi.

“Gjithmonë do të kemi situatë në të cilën do të vlerësohet puna e kujtdo qoftë brenda në Ministri, pa dallim se në cilën pozitë ndodhet”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button