Suedia sërish e hapi rastin kundër Asanzhit për përdhunim

Suedia njoftoi se sërish do të hapë hetim për akuzimin për përdhunim kundër bashkëthemeluesit e Wikileaks, Julian Asanzhit. Hetimi u ndërpre në vitin 2017 sepse Asanzh ndodhej në ambasadën në Ekuador në Londër, por prokurorët atëherë thanë se sërish do të mund të hapet nëse situata ndryshohet, transmeton Portalb.mk.

Policia e Londrës muajin e kaluar e nxori Asanzhin nga ambasada, ku ai jetonte në shtatë vitet e fundit pasi Ekuadori përnjëherë ia mori azilin. Ai është arrestuar me akuzën se i ka shkelur kushtet për lirim me kusht dhe për atë arsye fitoi 50 javë burg. Më pas, një nga gratë që e akuzonte për përdhunim kërkoi që rasti të rihapet. Rasti tjetër në të cilin ishte i akuzuar për shkelje seksuale ishte tërhequr në vitin 2015 sepse lënda është vjetërsuar.

Ekstradim të Asanzhit kërkojnë edhe autoritetet amerikane për publikimin e dokumenteve të fshehta ushtarake dhe diplomatike, për të cilin përballet me pesë vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button