Tre deputet të PS dorëzuan sot mandatet, ja emrat e njohur që i zëvendësojnë (FOTO)

Tre deputetë të Partisë Socialiste dorëzuan sot mandatet. Pjerin Ndreu, Rakip Suli dhe Ilir Xhakolli hoqën dorë nga posti për shkak se do kandidojnë si kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, njofton Sot News.

“Dorëzuam dorëheqjet nga mandati i deputetit! Mirënjohje e Respekte për një nga njerezit më të mire që pata shansin te takoj në politike. Komoditeti që të jep Gramoz Ruci eshte mbështetje dhe inkurajim për të gjithë deputetet. Do na mungojë pjekuria, urtësia, drejtesia dhe korrektesa e tij model!”, shkruan Ndreu në një postim në Facebook.

Ndërkohë, deputetët e larguar do të zëvenësohen në Kuvend. Pritet që Pjerin Ndreun ta zëvendësojë e radhës në listën e qarkut të Lezhës, Adriana Jaku. Rakip Sulin pritet ta zëvendësojë Eljo Hysko dhe Ilir Xhakollin, Ardit Konomi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button