ANALIZË: Borxhe, ushqim i cilësisë së dobët në spitale, padi! Keqmenaxhim i Institucioneve publike shëndetësore

Vakte ushqimore të kualitetit të dobët në spitale, pa vlera të mjaftueshme ushqyese, detyrime ndaj furnizuesve në vlera milionëshe, gjithsej 140 procedura në bazë të padive, mospërputhje dhe mangësi në menaxhimin e hapësirës së parkimit brenda Qendrës Klinike. Këto janë pjesë të gjetjeve të zbuluara nga revizioni shtetëror gjatë inspektimit të punës së Institucionit Publik në fushën e shëndetësisë për nevojat e institucioneve shëndetësore publike, klinikave universitare, institutit dhe Qendrës Emergjente – Shkup, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Ky institucion publik është i rëndësishëm sepse kryen punë dhe shërbime të shumta për nevojat e institucioneve të tjera shëndetësore. Revizioni i përket vitit 2017.

Borxhet e Institucionit Publik

Me inspektimin e dokumentacionit, revizioni shtetëror konstaton se në fund të vitit 2017, Institucionet Publike nga fusha e shëndetit paraqet detyrime të papaguara në vlerë prej 13.5 milionë euro dhe kërkesa prej 8.6 milion euro.

“Pjesa më e madhe e detyrimeve janë detyrime të trashëguara nga periudha e ndarjes së Qendrës Klinike, të cilat nuk janë nuk janë paguar nga Fondi që ishte parashikuar në Vendimin për Themelimin e Institucionit Publik dhe për të cilat paguhet normë interesi dhe shpenzime për udhëheqjen e procedurës gjyqësore. Gjithashtu, klinikat nuk paguajnë rregullisht detyrimet e duhura për shërbimet e kryera, d.m.th. disa klinika paguajnë rregullisht shpenzimet e përgjithshme, por nuk paguajnë rregullisht detyrimet e tyre në bazë të furnizimeve të realizuara në grup (mirëmbajtje, riparime, medikamente)” – deklaron revizori dhe konstaton se për këtë, Institucioni Publik është vënë në pozitë që të mos paguajë rregullisht obligimet e duhura ndaj furnitorëve.

“Me qëllim të funksionimit pa pengesë si dhe në mungesë të fondeve, Institucioni Publik kur paguan përparësi u jep detyrimeve në bazë prokurimit publik në grup të kryera në lidhje me detyrimet për shpenzimet e përgjithshme. Kjo ndikon në pagesën kronologjike të detyrimeve, d.m.th., gjatë vitit 2017, janë paguar detyrime që kanë ndodhur në vitin aktual, megjithëse ka detyrime kontabël që rrjedhin nga viti 2011”- shkruhet në raportin e revizionit, njofton Portalb.mk.

Nga personi përgjegjës kërkohet të ndërmarrë aktivitete për sigurimin e mjeteve nga Fondi dhe drejtimin e financave dhe stafit të kufizuar për të kryer aktivitete që lidhen me veprimtarinë themelore të Institucionit Publik si dhe shlyerjen kronologjike të detyrimeve. Revizorët zbulojnë se aktualisht ka gjithsej 215 procedura gjyqësore që do të ndikojnë në operacionet e mëtejshme, si dhe shumën e kërkesave, detyrimeve, të hyrave dhe shpenzimeve të institucionit.

Lëshime të mëdha në menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike

Me hapësirën e parkimit në kuadër të Qendrës Klinike nga viti 2012 menaxhon NP Parkingu i qytetit në bazë të Vendimit të Qeverisë për dhënie me qira me marrëveshje të drejtpërdrejtë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit. Revizioni zbulon mospërputhje dhe lëshime të shumta në mënyrën e menaxhimit të hapësirës së parkimit. Gjatë kryerjes së revizionit u konstatua kryesisht që Institucioni Publik nga fusha e shëndetësisë nuk kishte dokumentacion që do të konfirmonte se ishte përgatitur një projekt trafiku, se është lëshuar vendim për përcaktimin e regjimit të trafikut për secilën zonë parkimi dhe se është vendosur numri i vendeve të parkimit, megjithëse në Raportin Vjetor të NP Parkingu i qytetit thuhet se ka 533 vende parkimi, por revizori thekson se nuk mund të vërtetojë realitetin e këtyre të dhënave.

Qendra Klinike “Nënë Tereza” – Shkup. Foto nga Kolektif

“Sipas marrëveshjes, Qyteti i Shkupit (Parkingu i Qytetit) ka detyrimin të paguajë në llogarinë e Ministrisë së Arsimit një të tretën e fitimit mujor të realizuar nga parkimi në hapësirën e parkimit në bazë të qirasë mujore, por nuk është precizuar mënyra e llogaritjes dhe këmbimi i vazhdueshëm i informacionit mbi lartësinë e fitimit të realizuar. Gjatë periudhës nga arritja e marrëveshjes deri në ditën e revizionit, në llogarinë e Ministrisë janë paguar vetëm 43 000 euro”- zbulon revizioni dhe thekson se me Marrëveshjen nuk është paraparë detyrimi për pagesën në pjesën e shpenzimeve rrjedhëse për ujë, energji elektrike, mbeturina në kompleksin klinik që duhet t’i paguajnë NP Parkingu i qytetit.

“NP Parkimi i qytetit nuk i paguan detyrimet e tyre ndaj institucionit publik në bazë të faturave të përgatitura dhe të dorëzuara. Kërkesat e Institucionit Publik mbi këtë bazë deri më 31 dhjetor 2018 arrijnë në 66 000 euro”- përfundon revizori.

Si janë ushqyer pacientët?

Në bazë të Marrëveshjes për bashkëpunimin teknik, sigurimi dhe furnizimi me ushqim për pacientët dhe stafit i është dhënë në menaxhim një entiteti të jashtëm juridik (firmë). Me inspektim të situatës, revizorët përcaktojnë një sërë lëshimesh dhe dobësish, njofton Portalb.mk. Ndër të tjera, çmimi i një vakti spitalor (mëngjes, drekë, darkë) për pacientët i përcaktuar në vitin 2009 është 239 denarë pa TVSH, i cili sipas revizorëve është i ulët në nivel joreal dhe nuk lejon planifikimin dhe përgatitjen e ushqimit cilësor dhe me vlera ushqyese adekuate të parashikuara në Marrëveshje.

“Janë paraparë 32 meny për lloje të ndryshme të sëmundjeve dhe dietave, por mund të konstatohet që në shumicën e rasteve porositë janë për vakt të përgjithshëm, duke mos marrë parasysh nevojat aktuale të pacientëve. Edhe pse në Marrëveshje parashihet, shumica e klinikave nuk kanë emëruar persona përgjegjës për marrjen e ushqimit dhe nuk është bërë krahasimi i ushqimit të porositur dhe të ofruar” – thekson revizioni dhe konstaton se Institucioni Publik vazhdimisht ka kërkuar nga Qeveria që të lejojë rritje të çmimit të ushqimit në spital dhe të rivendosë kompetencat e tij në drejtim të sigurimit dhe furnizimit të vakteve për pacientët, por deri në ditën e revizionit nuk ka pasur përgjigje.

Përndryshe, në vitin 2017, me Institucionin publik nga fusha e shëndetësisë, ka menaxhuar një ushtrues detyre, i cili është emëruar në bazë të një thirrjeje publike të zbatuar për zgjedhjen e drejtorit në 2014.

“Sipas legjislacionit, ushtruesi i detyrës mund ta kryejë funksionin deri në emërimin e drejtorit, por jo më shumë se gjashtë muaj nga dita e emërimit të tij” – thuhet në raportin e revizionit dhe nëse nuk ka drejtor në këtë periudhë, emërohet ushtruesi ri detyre, por deri në ditën e revizionit, themeluesi i Institucionit Publik nuk ka ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për emërimin e drejtorit. Përveç kësaj, revizorët konstatojnë se personi përgjegjës i vitit 2008 është emëruar gjithashtu si ushtrues detyre”.

Revizorët shtetëror vënë në dukje se pasqyrat financiare nga Raporti i revizionit janë përgjegjësi e udhëheqësisë së Institucionit Publik të përfaqësuar nga Dr. Shkodrane Dardhishta u.d. Drejtor nga 9 tetori 2008.

Mjekë, foto ilustrim nga Kolektif

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button