Mjerimi që nuk shihet nga pushtetarët!

Edhe sa kohë do të zgjas ky mjerim, ku një shtresë e popullit mbetët nën mëshirën e Zotit, pa ndihmën e askujt, duke u përballur me skamje, varfëri, sëmundje, pa ushqim, pa veshmbathje, pa shtëpi, pa arsim, gjersa klasa politike flasin për milionat e tyre, pa pikë ndërgjegje.

Sot në lajme u njoftova për Familjen Muriqi nga Peja, e cila e kalon muajin me vetëm 60€, shumë e cila është edhe ofenduese, mjete të cilat nuk mund të kryesh asnjë shërbim, para që nuk mund ti mbulonin as terapinë e një gripi nëse i ngacmon fëmijët e saj, mjete që nuk mund të përmbushin as obligimin e ushqimit.

A ka turp me të madh së rriten pagat për të pasurit, gjersa të varfrit harrohen apo nuk ekzistonin hiç në pasqyrat e institucioneve (qeveria), si është e mundur që mbi 1873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion, një zyrtarë i lartë ushtron tetë funksione, 2 persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu 2 zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë, gjersa disa vdesin së s’kanë mjete për mjekim.

Kurë shohë realitetin më sillet nëpër kokë thënia e famshme “varfëria ekziston, jo pse nuk mund ti ushqejmë të varfrit, por sepse nuk mund ti ngopim të pasurit”, e që kjo është një realiteti i hidhur që nuk do ta donte askush.

E sa e sa familjet jetojnë në kushte të ngjashme, apo edhe me keq, e që pushteti jonë nuk i shef apo s’ka njohuri për to, sa e sa nënat vuajnë sepse i qesin fëmijët në gjumë me bark të zbrazur, sa e sa fëmijët fitojnë epidemi duke kërkuar kanaqe nëpër mbeturina, për të ushqyer vëllezërit dhe motrat e tyre me të vegjël, sa e sa personat me aftësi të kufizuar vdesin duke e pritur përgjigjen për pensionin e tyre, të cilët ju kanë drejtuar Gjykatës, shpresën na vret me dorën tuaj, nga politikat kriminale po boshatiset vendi, e që një ditë djersa e popullit dhe harami juaj do ju mbetët në fyt, sepse asgjë nuk është e përhershme.

Si është e mundur që shtresat e varfra të shpresojnë nga OJQ-të apo nga bamirësit, e politikanët tanë shpenzojnë miliona € nëpër udhëtime të pa nevojshme, nëpër hotele luksoze, nëpër darka zyrtare, e shumë fëmije e kalojnë natën të strukur nëpër qoshe për ti ikur të ftohtit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button