Kryeministrja britanike ia uroi Pendarovskit inaugurimin e presidentit: Shpresoj për bashkëpunim më të ngushtë

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa Mej ia uroi Steo Pendarovskit marrjen e detyrës si president i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Urime për inaugurimin tuaj si president i Maqedonisë së Veriut. Unë kam qenë dëshmitarë për lidhjen e fortë mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe gjatë vizitës time vitin e kaluar dhe shpresoj në bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve tona”, ka shkruar në Tuiter kryeministrja e Britanisë në urimin për Pendarovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button