Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën 18 vjeçari

18 vjeçari nga Tetova ndërroi jetë në aksidentin i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30 ne kryqëzimin mes rrugëve 160 dhe 161 në afërsi të kazermës së Tetovës. Në aksident u lënduan katër persona, mes të cilëve njëri me lëndime të rënda.

“Aksidenti ka ndodhur kur dy makina, njëra e tipit Audi e drejtuar nga 17 vjeçari, dhe Renault megan e drejtuar nga 19 vjeçari. Pas ndeshjes, jetën e ka humbur Sh.L. i cili ka qenë bashkudhëtare në makinën Audi. Bashkudhëtari i dytë në këtë makinë ishte një 16 vjeçarë i cili ka marrë lëndime të rënda dhe është deruar në Qendrën spitalore në Shkup”, njofton Marjan Josifovski nga SPB Tetovë, transmeton Sloboden Peçat, përcjell Portalb.mk.

Dy shoferët janë në spitalin e Tetovës.

“Pas dhënies së ndihmës së parë, shoferi i makinës Audi është lëshuar në shtëpi, kurse 19 vjeçari i cili ka drejtuar makinën Renault është ndalur në spitalin e Tetovës për mjekim. Në makinën Renault kishte edhe tre bashkudhëtare, të cilët nuk kanë pasur lëndime”, tha Josifovski.

Ekipi i SPB-së po kryen hetimet për të zbardhur arsyet e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button