Eskalim i mediave në Serbi: Thaçi dhe Daut Haradinaj duhet të shkojnë në Hagë

Mediat serbe kanë zgjedhur që në botimet e nesërme të gazetave të merren me politikanë kosovarë.

Mediat në Serbi në faqet e para të gazetave të ditës së hënë kanë publikuar tituj me gjuhë të urrejtjes, transmeton Lajmi.net.

Në botimin e ri, ‘Vecernje novosti’ shkruan “Kontrabanda përmes Serbisë financohet nga terroristët”. Shkrim ky referuar vendosjes së taksës 100 për qind nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe hyrjes së tyre nëpër rrugë ilegale.

Ndërsa, gazeta ‘Blic’, është marrë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj duke iu referuar si vëllai i kryeministrit.

Titulli i kësaj të përditshme është “Daut Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button