Gruevski: Ngelim në qëndrimin tonë se ligji duhet të sjellet

Ligji për “branitellat” është i drejtë dhe nuk është antikushtetues, nuk është kundër askujt, nuk rrezikon interesat e askujt dhe nuk rrezikon asnjë bashkësi etnike.

Kështu e ka mbrojtur sot nismën ligjore të propozuar në Kuvend, kryeministri Nikolla Gruevski, pas fillimit të ndërtimit të kanalizimit në fshatin Stajkovc të Shkupit.

“Ky ligj është miratuar në një version tjetër në gjysmën e parë të vitit 2012, por çështja e rritjes se beneficioneve të caktuara po zvarritet për një periudhë më të gjatë. Ky Ligj do të thotë shfrytëzim të beneficioneve të cilat janë shfrytëzuar më ligjin paraprak”, ka thënë kryeministri.

“Partitë të cilat i kundërshtohen këtij ligji duhet të mendojnë edhe një herë, me pjekuri më të madhe dhe të mos e keqpërdorin në qëllime politiko-partiake”, tha Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button