Toure përgënjeshtron lajmet për pensionimin e tij nga futbolli

Legjenda e Manchester Cityt, Yaya Toure, ka përgënjeshtruar lajmet se ai po pensionohet, duke insistuar se do të luajë në sezonin e ri.

Agjenti i 35-vjeçarit në fillim të këtij viti kishte paralajmëruar se ish-ylli i Barcelonës do të pensionohej në këtë verë, pas 17 vitesh karriere në futboll, por kjo gjë duket se nuk qëndron, transmeton Telegrafi.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se nuk po e mendon pensionimin nga futbolli, pasi po pret verën që të gjej një skuadër, pas largimit nga Greqia.

Yaya Toure(Foto: Lynne Cameron/Getty Images/Guliver)

“Pensionimi? Kurrë! Unë dua të luaj akoma. Ka pasur shumë thashetheme për karrierën time në futboll, por unë dua t’jua bëj të qartë se me kohë do t’i kuptoni të gjitha”.

“Futbolli është një gjë që nuk mund ta përshkruaj, unë jam duke luajtur që nga koha kur isha fëmijë dhe do të vazhdoj të luaj futboll”, ka thënë Yaya Toure për Sky Sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button