Një shembull si nuk bëhen lajmet, fjalor i papërshtatshëm dhe fakte selektive

Burimi: KriThink

Tekstet e mbushura me komente, vlerësime subjektive, nënçmime dhe ofendime, por të kamufluara si lajme, mund të gjenden shpesh në media. Ata nuk përbëjnë lajm sepse nuk flasin me gjuhën e fakteve. Shpesh, targeti nuk është pyetur aspak për të dhënë mendimin e tij dhe zhvillimet janë interpretuar sipas mënyrës më të përshtatshme për autorin.

Foto nga lajmi qe recensohet
Lajmi i plotë
Foto nga lajmi qe recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Pse Blerim Reka ia “nguli” Selës dhe Kasamit?

Data dhe koha e publikimit: 03.05.2019, 00:06

Data e recensionit: 12.05.2019

Recensues: Fatlume Dervishi

Kur nënçmimet janë pjesë e lajmit

Duke filluar nga titulli, mund të kuptohet tendenca e autorit për të diskreditar figurën e kandidatit për president në rrethin e parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale Blerim Reka. Disa nga shprehjet më të papërshtatshme që janë përdorur janë:

  • … Reka ua ktheu shpinën ose  siç thotë populli ua “nguli” Selës dhe Kasamit …

  • … Blerim Reka ka qenë bukëshkelës edhe ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmetit …

Këto janë komente të autorit por fjalët e përdorura nuk duhet të jenë pjesë e fjalorit të tij. Diskreditimi vazhdon edhe me sjelljen e konskluzioneve të autorit pa tentuar që ata fillimisht të konfirmohen ose të paktën të sigurohet më shumë informacion. Për shumë prej këtyre konkluzioneve, autori duhet, të paktën, të kishte kontaktuar Rekën për të marrë sqarime nga ai.

Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë” kjo ishte edhe fjalia injoruese e tij ndaj 80 mijë votuesve shqiptarë të ASH-së dhe BESËS, pasi sipas Rekës ai i ka grumbulluar ato vetëm për 3 javë në politikë duke mohuar mbështetjen e Selës dhe Kasamit.

Nuk dihet ende nëse Reka pas zgjedhjeve do të emërohet ambasador në NATO apo do të jetë këshilltarë i Pendarovskit apo në ndonjë post tjetër i afërt me kryeministrin ose presidentin e ardhshëm.” shkruhet në tekst.

Informacionet selektive

Autori ka pasqyruar, të mveshur me komente personale, thirrjen e Rekës ndaj qytetarëve për të dalë në votime. Por, nuk ka përmendur se dy liderët Sela dhe Kasami paraprakisht kanë pasur takim me Rekën dhe kanë deklaruar se qëndrimet e tyre janë të koordinuara.

Teknikat e manipulimit

Ndaj Blerim Rekës, autori ka përdorur teknikën e “sulmit personal” duke e përshkruar me komente dhe fjalë nënçmuese për personalitetin e tij. Autori supozon se Reka tani “ua nguli” Selës dhe Kasamit, ashtu siç kishte qenë më herët “bukëshkelës” edhe ndaj Ahmetit. Kjo “ka konfirmuar paragjykimet” e autorit. Faktet e perdorura janë selektive duke u anashkaluar një pjesë e madhe e tyre.

Kodi etik i gazetarëve:

  • Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.

  • Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

  • Gazetari patjetër ta kultivojë kulturën e të shprehurit dhe etikën. Komunikimi i pashembullt me opinionin nuk i ka hije profesionit të gazetarit.

Për lexuesit

Faktet selektive dhe njëanshmëria janë kancer i informimit objektiv. Komentet, nga ana tjetër, duhet të na servohen vetëm si komente dhe jo të kamufluara në lajme. Pa qëndrimin e palëve që përmenden, pa paqyruar të dyja anët e medaljes dhe pa përshkrime objektive, cilido tekst nuk është lajm i ndërtuar mbi bazat e standardeve profesionale.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button