Radev: Me Pendarovskin vazhdojmë ta zbatojmë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev pas inagurimit të sotëm të Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut theksoi se e përkrah vendin tonë në proceset euroatlantike, njoftuan mediat bullgare, transmeton Portalb.mk.

“Jap përkrahje kategorike dhe të fortë për politikën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Duhet t’i ndihmojmë t’i plotësojë kushtet në Bashkimin Evropian”, deklaroi Radev në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shkup.

LEXO: Stevo Pendarovski, zyrtarisht presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut (FOTO-VIDEO)

Radev ishte presidenti i parë me të cilin kishte takim tet-a-tet pasi i hyri në fuqi funksioni i presidentit.

Shefi i shtetit bullgar shtoi se e fton presidentin Pendarovski ta vizitojë Bullgarinë dhe ai e pranoi ftesën e tij.

“Dialogu me Pendarovskin vazhdon. Maqedonia e Veriut na është shteti më i afërt. Të dy merremi me punë që marrëveshja për fqinjësi të mirë të vazhdojë”, tha Radev.

LEXO: Pendarovski-Vuçiq: Ftesë në vjeshtë për të vizituar Beogradin

LEXO: Presidenti kosovar Thaçi ftoi presidentin e RMV-së, Pendarovski për vizitë në Kosovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button