Hajnat vjedhin bankën, hedhin paratë nga dritarja (VIDEO)

Katër grabitës të një banke në Los Angeles gjatë ikjes nga policia i kanë hedhur paratë për dritaren e automjetit.

Pas ndjekjes së gjatë, automjeti i grabitësve është ndalur falë bllokimit të rrugës, ndërsa gjatë arrestimit janë grumbulluar një numër i madh njerëzish për ta përcjellë ngjarjen.

Policia ka arritur të arrestojë vetëm dy nga grabitësit, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin pas një ndalese që kanë bërë hajnat gjatë ndjekjes nga policia./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button