A është rrezik për Kosovën, parada serbe në Nish, e udhëhequr nga gjenerali i dënuar për krime lufte Llazareveq?

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka komentuar për “Bota sot”, paradën  e udhëhequr nga Vlladimir Llazareviq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Tërnava ka thënë se më këto parada provokuese në qytetin e Nishit tregojnë se faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan, pasi që gjeneral Llazareveq është i dënuar për krime lufte në Kosovë.

LEXO: Serbia, paradë ushtarake mes tensioneve me Kosovën (Video)

“Serbet si të tillë që janë, me këto parada provokuese në qytetin e Nishit e që nuk është larg Kosovës, po e tregojnë veten si popull që nuk ecin në hap me kohën, dhe janë faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan. Kur e them këtë e kam parasysh që një gjeneral i quajtur Llazareveq i dënuar për krime lufte në Kosovë, ende me NISHompetenca të një oficerit zyrtar, komandon me paradën ushtarake policore. Me këtë Serbia po e dëshmon se këta janë duke i ndjekur politikat luftënxitës të Milosheviqit në Ballkan, edhe që nuk e kanë harruar se me këto politika luftënxitëse dhe luftërat që i bëri Serbia, u sulmua nga forcat ndërkombëtare të NATO-së dhe UÇK-së në vitin 1999 deri sa u detyrua që Serbia ta nënshkruaj kapitullimin e saj të Kosovës, dhe ti tërheq forcat e saja nga ky territor i yni, dhe si humbëse të largohet nga Kosova, sipas marrëveshjes të Kumanovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Hajrullah Tërnava
Hajrullah Tërnava

Po ashtu, ka thënë se  qëllimi i Serbisë është presioni ndaj faktorit ndërkombëtar që së paku ti ndahet pjesa e veriut dhe ti bashkëngjitet Serbisë.

“Serbia e ka të qartë se Kosova është njëherë e përgjithmonë  humbur, dhe se edhe në të ardhmen nuk mund ma të llogariten se do ta kthejnë si pjesë të saje Kosovën, por qëllimi i tyre është presioni ndaj faktorit ndërkombëtar që së paku ti ndahet pjesa e veriut dhe ti bashkëngjitet Serbisë, sidomos kur në bisedat e fshehta që i zhvillonin përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës, Kryetari Hashim Thaçi për ti shpëtuar akuzave të gjyqit ndërkombëtar në Hag, ishte i pajtimit që veriun tua fale serbeve, dhe shpiku  variantet e tij (korrigjim i kufijve, kthimin e komunave që na i ka fal Rankoviqi, etj) që ta binde popullin e Kosovës se Kosova s’po humb asgjë se asaj do ti bashkëngjiten pjesët e Luginës së Preshevës. Reagimi i popullit dhe i disa politikanëve e sidomos të Kryeministrit njëherë për njëherë u evitua ai rrezik i ndërrimit të kufijve sidomos në mbledhjen ndërkombëtare në Berlin”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

LEXO: Ambasadori amerikan: Turp për Serbinë,një kriminel udhëheq paradën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button