Ambasadori francez Timonie për eurointegrimet: Për secilin vend do të gjykojmë sipas punës së tyre

Ambasadori i Francës në Shkup Kristijan Timonie në emër të vendit të tij uron presidentin e ri të zgjedhur të Maqedonisë, që ta udhëheq shtetin drejtë një të ardhme të ndritur. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ambasadori francez duke dhënë një vlerësim pozitiv për procesin e zgjedhjes së presidentin, ai tha se me këtë Maqedonia e Veriut ka shënuar një përparim të demokracisë në vend.

 Kristijan Timonie, ambasador i Francës

“Së pari do doja të ju them se Franca uron presidentin e ri i cili u zgjodh sipas kritereve më të mira ndërkombëtare dhe vërtetë bëhet fjalë për përparim të demokracisë në këtë vend, sepse kjo është një prej disa zgjedhjeve të cilat ishin të vërtetuara nga ana e organizatave ndërkombëtare si zgjedhje vërtetë të mira dhe kjo është një rrethanë  e mirë për presidentin.  Vërtetë i urojmë atij si shef i shtetit që ta udhëheqë vendin drejtë të ardhmes së ndritshme”

Se a do të fitojë vendi ynë datë për bisedime me BE-në në qershor të këtij viti, ai nuk e ndanë optimizmin e njejtë me atë të Qeverisë, vetëm thotë se fillimisht duhet pritur raportin e Komisionit Evropian sa i përket pjesës së reformave të realizuara nga ky vend.

Kristijan Timonie, ambasador i Francës

“Për momentin fillimisht duhet ta presim Raportin e Komisionit Evropian, raport që do të japë pasqyrë të reformave, veçanërisht për fushat që kanë të bëjnë me mbizotërimin e së drejtës. Kjo është një hapësirë ku BE dhe antarët kërkojnë përparim qysh prej verës së kaluar. Pastaj të gjithë së bashku do të bëjmë një vlerësim të situatës reale lidhur me atë përparim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button