Victoria’s Secret drejt fundit? Dyqanet nëpër botë po mbyllen?

Pas shfaqjes së vitit të kaluar, sfilata e famshme e linjës së të brendshmeve Victoria’s Secret nuk do të transmetohet më në televizion. Sipas CEO-s, Les Wexner, kompania po mendon të mos e transmetojë më show-n e përvitshëm që transmetohej prej 20 vitesh në ABC dhe CBS, shkruan Class.

Në një email të siguruar nga CNBC, Wexner tha se mendonte se televizoni nuk ishte vendi i duhur për t`u transmetuar eventi. Ai shtoi se kompania dëshironte të fokusohej diku tjetër, por pa dhënë detaje. “Moda është një biznes ndryshimesh. Duhet të evolojmë dhe ndryshojmë për t`u rritur”, -tha ai.

Shfaqja e dhjetorit të vitit të kaluar shënoi shikueshmërinë më të ulët në historinë e saj. Për më tepër që marka e njohur e të brendshmeve vazhdon të vuajë pasojat e deklaratës së ekzekutivëve të kompanisë gjatë një interviste për Vogue. Drejtori i marketingut të kompanisë, Ed Razek, kur u pyet pse kompania nuk punëson modele transgjinore apo të kolme, ai u shpreh se shfaqja është një fanatzi dhe për këtë arsye nuk mund të punësojnë modele të tilla.

Edhe pse kompania kërkoi falje për këtë deklaratë, dëmi tashmë ishte bërë! Po ashtu, shumë dyqane të Victoria`s Secret nëpër botë janë mbyllur dhe nuk dihet cila është arsyeja, por mendohet se është bërë për të reduktuar kostot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button