Xhaferi-Meta: Presim që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin datë bisedimesh me BE-në

Në ditën e inaugurimit solemn të presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndër burrështetasit e të huaj pranishëm në inaugurim ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Pas përfundimit të seancës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi e falënderoi Presidentin Meta për prezencën në këtë seancë solemne, në këtë ditë të madhe për vendin tonë, në të cilën shënohet suksesi i Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Stevo Pendarovski pas procesit zgjedhor që u përfundua më 5 maj të vitit 2019, me çka ai u zgjodh Presidenti i pestë i vendit.

Presidenti Meta, falënderoi për ftesën dhe shprehu kënaqësi për zgjedhjet presidenciale të suksesshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa Presidentit të ri të shtetit i uroi sukses në përmbushjen e detyrë së tij të rëndësishme.

Të dy bashkëbiseduesit ishin të njëzëri në raport me vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në të gjitha nivelet edhe në të ardhme, dhe se pret që së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut të marrin datë konkrete për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button