Historia e 3 nënave që duan të dinë se ç`ndodhi realisht me fëmijët e deklaruar të vdekur nga spitali

Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtuan tri histori të tri nënave që i bashkonte një gjë: humbja e fëmijëve të tyre menjëherë pas lindjes. Në fakt, Arbana Osmani tregoi se në redaksinë e programit kishin ardhur 6 histori të njëjta, ku nënat nuk dinin se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e sapolindur të deklaruar të vdekur nga spitalet, shkruan Top Channel.

Të pranishme në studio ishin zonjat File, Nadiola dhe Resmia të cilat rrëfyen historitë e dhimbshme të jetës së tyre. Të trija nënave u ishte thënë nga mjekët se fëmijët kishin lindur të vdekur ose kishin ndërruar jetë pas lindjes. Asnjëra prej tyre nuk i kishte parë fëmijët e vdekur, pasi bluzat e bardha kishin këmbëngulur që ata duhet t’i varroste spitali. Prindërit të shokuar nga ngjarja nuk kishin kërkuar që të merrnin trupat e pajetë të fëmijëve të sapolindur.

Kanë kaluar më shumë se 30 vite dhe nënat janë të bindura se fëmijët e tyre jetojnë. Pas shumë kërkimeve që ato kishin bërë, kishte rezultuar që të dhënat nuk përputheshin në regjistrat e spitaleve përkatëse. Për këtë arsye tri zonjat i ishin drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të bërë publik rastin dhe për të marrë një përgjigje nga instancat shtetërore.

E ftuar në studio ishte edhe një mami e dalë në pension, e quajtur Shpresa Toska. Ish-mamia shpjegoi proçedurën se si veprohet në rastet kur një fëmijë ndërron jetë në maternitet. Moderatorja, Arbana Osmani lexoi përgjigjet zyrtare të institucioneve përkatëse në të cilat thuhej që një pjesë e regjistrave ishte djegur dhe se kishte mungesë informacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button