Komentet e partive politike për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesit e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë komentuar inagurimin e presidentit të ri të vendit, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Stevo Pendarovski, zyrtarisht presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut (FOTO-VIDEO)

Remenski: Presim Pendarovski të nënshkruajë ligjet e bllokuara

“Pas plot dhjetë viteve kemi president të vërtetë të të gjithë qytetarëve, i zgjedhur në zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike. Jmi të bindur se presidenti Pendarovski do të çojë përpara, do të jetë udhëzues i përparimit, zhvillimit dhe integrimit në BE dhe NATO dhe garantues i proceseve të cilat sigurojnë të ardhme stabile dhe të sigurt, deklaroi

Deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski. 
Deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski.

Theksoi se mes hapave të parë që i presin është Pendarovski t’i nënshkruajë ligjet e bllokuara të cilat, siç tha, janë me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët.

Theksoi se prapa Pendarovskit kanë qëndruar qytetarët e të gjitha bashkësive etnike në vend dhe se kjo është vlerë demokratike që e përforcon bashkësinë. Shtoi se pret që me zgjedhjen e tij ai t’i bashkojë qytetarët.

“Presidenti Pendarovski duhet të jetë korrigjues i pushtetit, të tregojë për gabimet e mundshme dhe me veprimin e vet të jetë shembull për opinionin vendor dhe ndërkombëtar, Me zgjedhjen e tij rrumbullakësohen ndryshimet demokratike në vendin tonë – regjimi është mposhtur tërësisht. I vihet fundi një përfundimi të keq të mandatit të presidentit të shtetit, përfundoi një kapitull negativ nga historia jonë e shënuar me heshtje për çështjet e rëndësishme, promovim të ndarjeve mes qytetarëve, tensioneve, diskriminimit dhe mbështetjes së politikave kriminele të regjimit”, theksoi Tashevska-Remenski.

Fadil Zendeli
Deputeti i BESA-s, Fadil Zendeli

Zendeli: Pendarovski duhet të përmbushë atë që e premtoi gjatë fushatës zgjedhore

Grupi i deputetëve të Lëvizjes BESA ia uroi zgjedhjen presidentit të ri Stevo Pendarovski, ndërsa sipas deputetit Fadil Zendeli pritjet e tyre janë që ai ta përmbushë atë që e premtoi gjatë fushatës zgjedhore dhe në fjalimin e sotëm nga foltorja e Kuvendit.

“U rrumbullakësua një proces pas zgjedhjeve demokratike. Presim nga presidenti i ri atë që e premtoi gjatë zgjedhjeve, por edhe atë që e tha, ta kryejë, të jetë konzistent në të gjitha insistimet e tij që i tha në platformën e vet”, tha Fadil Zendeli.

Në emër të Besës shprehi gatishmëri për bashkëpunim me presidentin, por edhe me Qeverinë dhe tha se partia do ta japë kontributin e vet për të gjitha ndërhyrjet reformuese në kontekst të proceseve integruese.

Deputeti Antonio Milloshovski

Milloshoski: Pendarovski president me kredi dhe hipotekë

Deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski tha se shteti fitoi president me kredi dhe hipotekë politike.

Ai tha se shumë shpejt Pendarovski do ti dëshpërojë qytetarët kur ta kuptojnë të vërtetën e tij për hipotekën, por nuk dha shpjegime se çfarë janë ato hipoteka dhe kredi dhe prej kujt i ka marrë.

“Për Pendarovski ka shumë njerëz që nuk votuan. Ai mori kredi nga politikanë dhe parti që e përkrahën dhe ai duhet ta kthejë atë. Ai do ti dëshpërojë qytetarët që ia kanë dhënë votën. Prej sot e tutje LSDM dhe BDI e kanë pushtetin absolut. Por pushteti absolut sjellë edhe përgjegjësi dhe korrupsion më të lartë. Sipas meje është e çuditshme që kryeministri të mos jetë i pranishëm në inaugurimin e presidentit, kur nuk ka as shkaqe shëndetësore që e ndalojnë. Kjo është situatë e çuditshme”, tha Antonio Milloshovski.

Artan Grubi
Artan Grubi

Grubi: Shpresoj se pas dhjetë vitesh të qeverisjes së Ivanovit si president, do të shohim kohëra më pozitive

Në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zgjedhjen Stevo Pendarovskit për president ia uroi deputeti Artan Grubi, i cili e përshëndeti edhe fjalimin e shefit të ri të shtetit në Kuvend.

“Në emër të të gjithë neve i dëshiroj punë të suksesshme, shëndet dhe ta kryesojë pajtimin e madh që duhet të ekzistojë midis të gjitha partive politike, të gjithë faktorëve politik dhe të gjithë liderëve në vendin tonë. Shpresoj se pas dhjetë vitesh të qeverisjes së Ivanovit si president, do të shohim kohëra më pozitive, në të cilat i gjithë shteti me të gjitha kapacitetet – edhe Kuvendi, edhe Qeveria, edhe Presidenti edhe komunat do të jenë të orientuara nga Perëndimi dhe se do të ketë sukses një orë më parë të merret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ta përmbyllim anëtarësimin e plotë në NATO”, theksoi Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button