Shefat e diplomacive greke dhe të RVM të kënaqur nga bashkëpunimi mes dy vendeve fqinje

Gatishmëri për vazhdim të dinamikës pozitive në të cilën po zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve shprehën në takimin e sotëm në Shkup ministrat Nikolla Dimtirov dhe Georgios Katrugallos, i cili në emër të Qeverisë greke mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

U theksua se takimet në nivel më të lartë, posaçërisht me vizitën e kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Shkup, e reflektojnë dëshirën për ndërtim të marrëdhënieve të bazuara në besim dhe partneritet të ndërsjelltë.

Dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për bashkëpunimin ekonomik, me theks të posaçëm në ndërlidhjen infrastrukturore, me çka lehtësohet komunikimi i përgjithshëm i qytetarëve dhe subjekteve afariste, përfshirë edhe dy vendkalimet e reja kufitare për të cilat është arritur marrëveshje.

Ministri Dimitrov edhe njëherë u falënderua për mbështetjen greke për anëtarësimin e shtetit tonë në NATO dhe BE.

Ai e theksoi kënaqësinë nga tempoja e ratifikimit të protokollit inkuadrues në vendet-anëtare të Aleancës dhe i transmetoi edhe pritjet se arritjet reformuese dhe të mira fqinjësore të Maqedonisë së Veriut do të marrin vlerësim adekuat edhe nga Bashkimi Evropian: “Ajo do të jetë porosi e jashtëzakonshme për mbarë rajonin: rruga drejt BE-së është e mundur dhe varet nga rezultatet e arritura”.

Nikolla Dimtirov dhe Georgios Katrugallos, foto: MPJ
Nikolla Dimtirov dhe Georgios Katrugallos, foto: MPJ

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button