Pas Parlamentit, presidenti i ri Pendarovski do të shkojë në vilën Vodno

Në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno” sot, në orën 13:45, do të mbahet ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të funksionit Shef i shtetit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, transmeton MIA. 

Pas ceremonisë solemne, është paraparë që presidenti Gjorge Ivanov dhe presidenti Stevo Pendarovski të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë edhe takimi i përbashkët i dy presidentëve me të punësuarit në Kabinetin e Presidentit.

Pendarovski do të ketë edhe takime bilaterale me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta si dhe me  presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Është paraparë të realizojë takime bilaterale edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviq, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakçi, si dhe me nënsekretarin shtetëror në MPJ të Republikës së Polonisë, Pjitër Vavzhik.

LEXO:Sot do të behet inaugurimi i presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovski

LEXO:Zaev me video porosi i uroi inaugurimin presidentit të ri Pendarovski (VIDEO)

LEXO:Biografia e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button