Biografia e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Kush është Stevo Pendarovski, presidenti i pestë i shtetit i cili pritet të inaugurohet edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme.

Pendarovski ka lindur me 3 prill të vitit 1963 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij” në Shkup me 1987. Ka magjistruar në Universitetin e njëjtë, në Institutin për politikë, hulumtime ligjore dhe sociale me temën: “Gjeopolitika e re e Republikës së Maqedonisë: Kontradiktat e matricave komuniste dhe tranzicionare”. Ka doktoruar në institutin e njëjtë, me temën “Politika e Jashtme dhe e Brendshme e BE-së dhe shteteve të vogla: Korniza e diskursit kombëtar”. 

Pas përfundimit të arsimit të lartë, bëhet udhëheqës i Departamentit analitik në Ministrinë për Punë të Brendshme (MPB), dhe përkrah asaj, tre vite paralelisht ka qenë edhe zëdhënës dhe zëvendës ministër për Marrëdhënie me Publikun. Interesante është e dhëna se ka punuar për dy ish Presidentë të të Maqedonisë. Prej vitit 2001 është caktuar shef i sigurisë kombëtare dhe këshilltar kryesor për politika të jashtme në kabinetin Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski. Në vitin 2004 dhe 2005 ka qenë kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ).

Prej vitit 2008 deri më tani ka qenë profesor në fushën e sigurisë ndërkombëtare, globalizmin, politikën botërore dhe SHBA, organizatat ndërkombëtare dhe institucione, politika e jashtme dhe terrorizmin në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Kolegji Amerikan në Shkup.

Në zgjedhjet për president shteti në vend, Pendarovski ka marr pjesë edhe në vitin 2014 së bashku me presidentin aktual (i cili ka konkurruar për mandat të dytë) Gjorgji Ivanov, ndërsa në rrethin e dytë ka marr pjesë Idriz Halimi dhe Zoran Popovski nga GROM. BDI vendosi të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, sepse VMRO-DPMNE atëherë nuk pranoi propozimin për zgjedhjet të “kandidatit konsensual”. Edhe përkrah këtyre kandidatëve, 10.000 nënshkrime mblodhën edhe Stojançe Angellov nga Donstoinstvo (Dinjiteti), si dhe profesoresha Biljana Vankovska. Të dytë nuk arritën të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për dorëzimin e kandidaturës së tyre në zgjedhje. Në rrethin e parë udhëhoqi Ivanov me 448.303 vota, gjegjësisht 51.65 përqind, përderisa i votuar i dytë ishte Pendarovski me 326.069 votime ose 37,57 përqind të votuesve që votuan. Në rrethin e dytë Ivanov mori 534.910 vota (55.28 përqind), përderisa Pendarovski 398.007 vota (41.14 përqind). Pasi që në rrethin e dytë u mbajtën edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u sigurua dalje e mjaftueshme, ndërsa sipas disa mendimeve ndihmuan edhe votat nga radhët e votuesve shqiptar, para së gjithash nga PDSH.

 Teoritikisht, pa votat e shqiptarëve nuk do të ishte e mundur që të keni president legal, për shkak të pragut të ulët sa i përket daljes në zgjedhje, por, edhe në një situatë të tillë kjo me siguri nuk do t’ua përforcojë legjitimitetin. Për fat të keq, prapa sintagmës president konsensual, në vend të debatit për vlera individuale dhe platformat politike të kandidatëve filloi të nënkuptohet marrëveshja ndërpartiake për prioritete klienteliste të elitës politike dhe mbështetësve të tyre nga fusha e biznesit – theksoi që atëherë Pendarovski, i cili në atë moment do të duhej t’i kishte që në rrethin e parë votuesit e BDI-së, ndërsa në rrethin e dytë edhe votat e qytetarëve të tjerë – shqiptar

Para pesë vitesh u akuzua se përse nuk ka qenë në avionin në të cilin vdiq ish presidenti Trajkovskit (patologjike, apo) me nënkuptimin se bëhet fjalë për ndonjë arsyetim pasi që ai si këshilltar nuk ka qenë me të. Ai i hodhi poshtë këto si spekulime rreth asaj se përse nuk ka fluturuar me presidentit Trajkovski për në Mostar:

Ditën para aksidentit unë u largova për në Dublin si pjesë e delegacionit shtetëror maqedonas i cili duhej të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në BE. Në atë rrugë isha nis me urdhër të presidentit Trajkovski si përfaqësues i tij personal dhe për këtë ekziston dokument me shkrim në kabinetin e presidentit. Është interesante sepse janë së paku tre këshilltarë të afërt të presidentit që nuk udhëtuan me të në aeroplanin për në Mostar, edhe pse në atë ditë ishin në Shkup, megjithatë ato askush nuk i fajëson për të vetmin shkak se kanë qenë edhe anëtarë të lartë të partisë qeverisëse (Pendarovski)

 

Edhe pse i përket një familje të vjetër dhe me imazh (fjala “pendar” ka kuptimin e dukatit që vendoset në qaf të dhëndrit), Pendarovski është politikan i thjeshtë – jeton në një ndërtesë në lagjen Avtokomanda. Gruaja e tij është stomatologe dhe kanë një djalë adoleshent. Mund të shihet po thuajse çdo të shtunë si drekonë në të njëjtin restorant në mesin e “njerëzve të botës së thjeshtë”.

TV “Telma” ka hetuar pronën e kandidatit dhe ka konstatuar se ka dy lista pronash – prej disa vitesh, si deputet dhe tani, si koordinator kombëtar, dhe që të dyja janë të njëjta. Pendarovski ka nën pronësi një jugo tempo 1.1 e vjetër më tepër se njëzet vite, dhe është llogaritur me vlerë një mijë euro. Patundshmëri nuk ka. Nën pronësi të tij ka të deklaruar edhe kursim prej 12 mijë eurosh, të cilat i ka trashëguar. Bashkëshortja e Pendarovskit vozit Reno Megan të 2005, dhe ka kursim prej 3 mijë eurosh. Gjë tjetër, familja Pendarovski nuk ka paraqitur.

Burimi:Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button