Zaev me video porosi i uroi inaugurimin presidentit të ri Pendarovski (VIDEO)

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, përzgjodhi që përmes një video porosie të dërgojë urimin e tij me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përcjell Portalb.mk.

Zaev në urim theksoi se vendi ynë me Pendarovskin fiton lider i cili bashkëngjitet në udhëheqjen përpara.

Zaev i shprehë mbështetje Pendarovskit dhe paralajmëron se bashkërisht, i pret shumë punë, ndërkaq përgjegjësia është e madhe.

“Sot vendi ynë fiton president – ky është i joni Stevo Pendarovski, lider i cili na bashkëngjitet në kryesimin përpara, në nismën tonë të përbashkët me të cilën e bëjmë Maqedoninë e Veriut vend të bukur për të jetuar. Sot Pendarovski e merr detyrën për të qenë president i të gjithë qytetarëve, jopartiak, të luftojë për drejtësi dhe barazi dhe ta prezantojë vendin në mënyrë dinjitoze çdo kund në botë”, shkruan në urim.

Sipas kryeministrit, qytetarët konfirmuan se duhet të vazhdohet përpara, përmes bashkimit.

“I dashur Stevo, urime. Ia dolëm. Qytetarët konfirmuan se duhet të vazhdojmë përpara, përmes bashkimit, Të dëshiroj sukses dhe besoj në bashkëpunimin konstruktiv në interes të zhvillimit. Tani përgjegjësia është e madhe. Të mbështes në mënyrë që t’u shërbesh me përkushtim dhe me drejtësi të gjithë qytetarëve dhe shtetit tonë. Urime, shihemi së shpejti në Shkup, në kafenë e parë presidenciale-kryeministrore, dhe në takimin e parë të punës. Na pret shumë punë e përbashkët, për popullin tonë”, thekson Zaev.

 

LEXO: Sot do të behet inaugurimi i presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button