Stevo Pendarovski, zyrtarisht presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut (FOTO-VIDEO)

14.00- Në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno” u mbajt ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të funksionit Shef i shtetit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.  Ceremonia ishte me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore ndërsa pas saj Ivanov dhe Pendarovski kishin takim tet-a-tet.

Pendarovski - Ivanov, foto: Borçe Popovski
Pendarovski – Ivanov, foto: Borçe Popovski

Ish presidenti Gjorge Ivanov i cili sot në vilën “Vodno” ia dorëzoi funksionin trashëgimtarit të tij Stevo Pendarovski, publikoi status në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Pendarovski - Ivanov, foto: Borçe Popovski
Pendarovski – Ivanov, foto: Borçe Popovski
Pendarovski - Ivanov, foto: Borçe Popovski
Pendarovski – Ivanov, foto: Borçe Popovski

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe e kam kryer funksionin President i Republikës së Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara. Nga zemra e falënderojmë popullin maqedonas dhe qytetarët për të gjithë besimin dhe mbështetjen e dhënë. Uroj të mbeteni me shëndet të mirë dhe mos harroni se vetëm të bashkuar dhe me respekt të ndërsjellë do të kemi Maqedoni të suksesshme dhe më me prosperitet”, shkruan Ivanov.

Pendarovski - Ivanov, foto: Borçe Popovski
Pendarovski – Ivanov, foto: Borçe Popovski

Pendarovski do të kishte takime bilaterale me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta si dhe me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pendarovski - Ivanov, foto: Borçe Popovski
Pendarovski – Ivanov, foto: Borçe Popovski

13.00- Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht është presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski dha deklaratë solemne para të zgjedhurve të popullit, anëtarëve të Qeverisë, liderëve fetarë, njerëzve të parë të armatës, korit diplomatik dhe mysafirëve nga jashtë.

Në fjalimin e parë të tij si president i shtetit Pendarovski iu drejtua të gjithë qytetarëve që morën pjesë në procesin zgjedhor, ai dha disa betime duke shtuar se do të jetë president i të gjithëve edhe i atyre që kanë votuar për të edhe për ata që nuk e kanë përkrahur po edhe për ata që për ndonjë arsye aspak nuk kanë dalë në votim.

Pendarovski – Hashim Thaçi, foto: Borçe Popovski

“Zyrtarisht dua të them se do të jem president I të gjithëve. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëj e për të cilën kam folur shumë periudhën e fundit është të shtrijë dorën e bashkëpunimit për opozitën. Ndjej që obligimi im I parë si president është ta mbrojë statusin dhe të drejtat politike të pakicave, pasi demokracia ekziston vetëm atëherë kur pakicat e ndryshme në shoqëri janë të mbrojtura nga shumica e për këtë shpesh herë vetëm ligjet nuk mjaftojnë”, deklaroi Pendarovski.

Pendarovski – Cervenkovski, foto: Borçe Popovski

Pendarvoski shtoi se si president do të angazhohet në sferën diplomatike për përfundim të procesit për anëtarësim në NATO dhe fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në inaugurimin e Pendarovskit ishin të pranishëm presidenti bullgar Rumen Radev, nga ai shqiptar Ilir Meta, presidenti kosovar Hashim Thaçi, ai serb Aleksandar Vuçiq.  Të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Turqisë dhe Polonisë dhe ministrat e jashtëm të Malit të zi dhe Greqisë.

Pendarovski – Vuciq – Meta, foto: Borçe Popovski

Përveç bashkëshortes dhe djalit, në inaugurim të pranishëm ishin edhe tani më presidenti I fundit Gjorge Ivanov dhe ish presidenti Branko Crvenkovski, si dhe bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Villma Trajkovska.

Pendarovski-Radev, foto: Borçe Popovski

_____________________________________________________

Inaugurimi i Stevo Pendarovskit për President të shtetit do të mbahet sot në orën 12 në mbledhje në Kuvend. Një deri në dy orë më vonë pritet që në rezidencën presidenciale të presidentit në largim, Gjorge Ivanov të ia dorëzon detyrën Pendarovskit, i cili në praktikë në mesnatë mes 12 dhe 13 maj, do të fillojnë të zbatojë funksionin e presidentit, pasi në zgjedhjet e 5 majit, ai doli fitues, përcjell Portalb.mk. 

Në mbledhje, Pendarovski do të japë deklaratë solemne para të zgjedhurve të popullit, anëtarëve të Qeverisë, liderëve fetarë, njerëzve të parë të armatës, korit diplomatik dhe mysafirëve nga jashtë.

Në inaugurimin e Pendarovskit deri tani është konfirmuar prezenca e presidentëve Radev, Meta dhe Thaçi

Në deklaratën për MIA, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se konfirmim deri tani se do të merr pjesë në inaugurimin e Pendarovskit kanë arrit nga presidenti bullgar Rumen Radev, nga ai shqiptar Ilir Meta dhe nga presidenti kosovar Hashim Thaçi. Të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri i Turqisë dhe delegacion i Sllovenisë, ku poashtu pritet përgjigje nëse delegacionin e tyre do ta udhëheq personalisht Borut Pahor.

Në inaugurim do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviq, ministri grek i Punëve të Jashtme, Georgios Katrugallos, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Maciej Lang,  zëvendëskryeministri i Turqisë, Faruk Kajmakçi dhe përfaqësuesi i lartë i kabinetit të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Ftesa për prani në inaugurimin përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme u janë dërguar të gjithë shefave të shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së, përfshirë edhe përfaqësuesit e Komisionit evropian, si dhe nga vendet e rajonit.

Stevo Pendarovski do të jetë shefi i pestë i shtetit që nga pavarësia. Para tij, funksionin e presidentit e kryen Kiro GLigorov, Boris Trajkovski, Branko Cërvenkovski dhe Gjorge Ivanov. .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button