fbpx

Veterinerët realizojnë me sukses kirurgji truri te papagalli

Kirurgët kanë kryer një ndërhyrje në trurin e një papagalli që vlerësohet si specie në zhdukje. Qëllimi i tyre është që të provonin nëse procedura funksiononte në mënyrë që të shpëtonin speciet, shkruan Koha.net.

Tek zogu që kishte një vrimë në kafkë, ata përdorën të njëjtat procedura si tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë.Kirurgjia që u realizua javën e kaluar ishte një sukses i veterinerëve.

Speciet që gjenden në Zelandën e Re janë asgjësuar nga gjuetia, humbja e habitateve dhe grabitqarët. Në të gjithë botën kanë mbetur vetëm 144 papagallë ‘kapako’.

Kapakos janë papagallët më të shëndoshë në botë, të cilët nuk fluturojnë dhe rrinë zgjuar natën.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close