Liri, paqe dhe drejtësi për popullin shqiptar

(Reflekse nga protestat e sotme të dhunshme të opozitës shqiptare në Tiranë)

Qytetarët e Shqipërisë, nëse ia duan të mirën vetvetes, e duan kombin dhe atdheun, lirinë dhe të ardhmen e tyre më të mirë, e duan lirinë, demokracinë, paqen, drejtësinë dhe progresin, drejtësinë dhe shtetin ligjor, nuk duhet të protestonë për rrëzimin e një qeverie dhe ardhjen e një tjetre në pushtet, të udhëhequr nga partitë dhe politikanët që me asgjë nuk e kanë dëshmuar se ia duan të mirën Shqipërisë.

Qytetarët e Shqipërisë, në mënyrë të qetë dhe demokratike, duhet ta rrëzojnë këtë bandë kriminelësh nga pushteti dhe të mos lejojnë të tjerë të ngjashëm si këta të vijnë në pushtet.

Pozita dhe opozita në Shqipëri janë në alencë të fshehur mes vete dhe nuk punojnë për interesat e popullit shqiptar dhe të shtetit, meqë gjatë 28 viteve të qeverisjes së tyre e kanë dëshmuar që janë vetëm vegla në duart e shërbimeve të huaja sekrete, për ta varfëruar e plaçkitur popullin shiptar, për t’i dëbuar shqiptarët nga atdheu dhe dobësuar sa më tepër Shqipërinë.

Edhe faktori ndërkombëtar gjatë kohë po e toleron këtë katandisje të popullit shqiptar dhe të shtetit, për interesa të tij strategjike, sidomos për përfitime të majme të disa politikanëve dhe diplomatëve burokratë të fuqishëm të Evropës.

Qytetarët e Shqipërisë, dhe jo vetëm, nuk duhet të protestojnë nëpër rrugë e sheshe, por, pa dallim nga bindjet dhe përkatësia e tyre partiake, duhet të mbidhen nëpër lagje dhe katunde, në qytete dhe rrethe, t’i informojnë qytetarët për gjendjen e rëndë ku është katandisur vendi, ta mobilizojnë poupullin, të krijojnë Këshilla popullorë të shpëtimit me njerëz të besueshëm, në lagje dhe katunde, në qytete dhe rrethe, si dhe të formojnë një Qeveri të Shpëtimit Kombëtar, e cila nga faktori ndërkombëtar duhet të kërkojë fuqishëm dhe ta fitojë legjitimitetin e saj përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike.

Shqipëria ka nevojë të shpëtojnë nga kthetrat e bandave kriminale, nga politikanët e korruptuar të lidhur me nëntokën dhe krimin, nga klanet mafioze të dirigjuara, financuara dhe kontrolluara nga shërbimet e huaja armiqësore.

Shqiptarët nuk kanë pse u besojnë ende fjalëve të këtyre pseudopolitikanëve, të pozitës dhe opozitës, por veprave të liga dhe krimeve të tyre të derisotme, sepse këta e kanë pjesë të kodit gjenetik rrenën dhe mashtrimin, si pasardhës bastard të ish regjimit komunist, të përzgjedhur dhe ngritur në pushtet nga të huajit, sidomos nga shërbimet sekrete serbe dhe greke.

Mjaft gjak është derdhur, mjaft janë vjedhur e shitur pasuritë e shtetit, mjaft u janë shitur toka shqiptare të huajve dhe janë tradhtuar interesat e shtetit, mjaft janë plaçkitur shqiptarët, mjaft janë shpërngulur me dhunë nga shteti i tyre!

Mjaft është uzurpuar dhe kriminalizuar pushteti nga bandat politike kriminale! Mjaft është qeverisur Shqipëria nga të huajit dhe joshqiptarët!

Shqipëria, nga kryeqyteti e gjithandej, ka mjaft gra dhe burra atdhetarë që dinë t’i dalin zot atdheut, por këtë duhet ta bëjnë sot, sepse nesër mund të jetë vonë!

Paqe dhe drejtësi për popullin shqiptar!

Liri për Shqipërinë!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button