Bisedimet tregtare SHBA-Kinë përfunduan pa marrëveshje

Bisedimet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës kanë përfunduar pa siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirës tregtie, meqenëse presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u zotua se diskutimet do të vazhdojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe përfaqësuesi i tregtisë, Robert Lighthizer, janë takuar me zv/kryeministrin kinez, Liu He, i cili është negociatori i lartë i tregtisë dhe udhëhiqte një delegacion nga Pekini.

Trump në llogarinë e tij në Twitter tha se të dy ditët e bisedimeve që kulmuan pa sukses ishin “të sinqerta dhe konstruktive”, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, “mbeten shumë të forta” pavarësisht mungesës së suksesit dhe vendimit të Trumpit për ngritjen e tarifave.

Trump nuk tregoi nëse dënimet ekonomike do të hiqen, duke theksuar se një veprimi i tillë varet nga negociatat e vazhdueshme.

“Ndërkohë, SHBA-të kanë vendosur tarifa për Kinën, të cilat mund ose nuk mund të hiqen, varësisht nga ajo që do të ndodhë në negociatat e ardhshme”, shkroi Trump në rrjetin social.

Administrata herët të premten rriti tarifat mbi 200 miliardë dollarë të importeve kineze, në 25 për qind nga 10 për qind, ndërsa Kina premtoi “kundërmasa të nevojshme”.

Është e paqartë çfarë masash Kina po ngre në hakmarrje, por Trump ka thënë se mund të vendosë një taksë të re prej 25 për qind për 325 miliardë dollarë për mallrat kineze, gjë që do të vendoste në mënyrë efektive dënimin mbi të gjitha mallrat e importuara nga Kina.

SHBA ka një deficit tregtar me Kinën, që në vitin 2018 nga përfaqësuesi tregtar i SHBA-ve vlerësohet me 378,6 miliardë dollarë, një fakt për të cilin Trump në vazhdimësi ka shprehur pakënaqësi.

Vetëm disa orë para se të përfundonin bisedimet, Trump tha se tarifat e tij “do të sjellin edhe më shumë pasuri në vendin tonë sesa një marrëveshje fenomenale të llojit tradicional”.

Por, tarifat zakonisht paguhen nga importuesit, të cilët më pas i kalojnë këto kosto konsumatorëve, e jo nga subjekti eksportues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button