Administrata Gjyqësore me kryetar të ri do të kërkojë paratë që ua morën për grevën në vitin 2016

Administrata Gjyqësore zgjodhi president të ri të shoqatës së tyre dhe do të kërkojë nga autoriteteve për të marrë shtojca të pagave, por edhe t’iu kthehen 40 për qind të pagave të cilat nuk i kanë marrë gjatë grevës në vitin 2016. Kjo shoqatë, e cila ka rreth 900 punonjës të administratës gjyqësore në vend, e mbajti kuvendin vjetor në Strumicë, ku Sashe Temellkovski u zgjodh kryetar i ri, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Temellkovski administrator në Gjykatën themelore në Prilep dhe ai vjen në vendin e Borçe Mitrevskit, i cili për dy mandate ishte kryetar i Shoqatës së administratës së gjykatave.

“Jam thellësisht i bindur se kjo shoqatë do të kontribuojë në zbatimin e reformave cilësore në gjyqësor, sepse gjykatat nuk janë vetëm gjykatësit, por edhe administrata. Angazhimi jonë do të mbetet që me ligj të rregullohet çështja e marrjes së shtesave të pagave. Sigurisht, nuk heqim dorë nga paratë që në mënyrë të paligjshme na u morën gjatë grevës tre vjet më parë. Kjo, në të vërtetë, ka qenë prioritet deri tani, sepse këto janë dy çështje të dhimbshme për administratën e gjykatës”, tha Temellkovski.

Bëhet fjalë për rreth 250 mijë euro që duhet të ndahen në administratën e gjykatave, e cila u gjobit me 40 për qind të pagave për dy muaj, për shkak se ishin në grevë tre vjet më parë. Atëherë kërkonin që me ndryshimet në Ligjin për shërbim gjyqësor, si administratorë të përfshiheshin në paketën për shtojcë të pagave, siç kishin morën gjykatësit.

Siç mësojmë, mjetet në vlerë prej 250 mijë euro janë siguruar, vetëm se po kërkohet mënyrë ligjore për t’iu paguar administratës gjyqësore, sepse nga qershori hyjnë në periudhën e vjetrimit të kërkesave të tyre dhe s’do të jenë në gjendje t’i kërkojnë paratë as me procedurë gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button