Antikorrupsioni do të hetojë pronësinë e apartamenteve në kullat Xhevahir që Ivanov i zgjodhi për kabinet të përjetshëm

Kryetarja e Antikorrupsionit, duke theksuar se flet në emër të saj në fundjavë dhe në ditë jo pune, për SAKAMDAKAZHAM.MK, tha se Komisioni mbase do t’i hetojë dyshimet e publikut për pronësinë e apartamenteve në kullat e kompanisë turke “Xhevahir Holding” në Aerodrom , të cilat ish presidenti Gjorge Ivanov i zgjodhi për zyra të përjetshme për kabinetin e tij, transmeton Portalb.mk.

Pyetja që u ngrit në publik është nëse dy apartamente në kullat, për të cilët shteti do të paguaj qira si zyra të Ivanovit janë pronë e tij ose e ndonjë anëtari të familjes së ngushtë.

“Unë sot unë nuk mund të flas në emër të Komisionit shtetëror, për këtë që po më pyetni, por në emrin tim mund të them se të hënën Komisioni pas informacionit të pranuar do të vë në tavolinë edhe këto dyshime në lidhje pronësinë e apartamenteve në ‘Xhevahir’. Nëse është e nevojshme, ne do të hapim lëndë për të përcaktuar saktësisht se kujt do t’ia paguajë shteti qiranë, për të hequr ose konfirmuar spekulimet se Ivanovi do t’i paguaj qira vetes, gjegjësisht se apartamentet kinse qenkan të tij ose të një anëtari të familjes së ngushtë. Kjo do të qartësohet. Por po e përsëris, është ditë jo pune, do të dihet saktësisht nga e hëna”, tha kryetarja Ivanovska.

Ivanov ka marrë pjesë në sjelljen e projektit Xhevahir në Shkup, zbuloi në vitin 2014, zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski; - Ivanov në dasmën e Eser Xhevahir, djali i investitorit të kullave "Xhevahir Skaj Siti" (Foto: HT Kulup)
Ivanov ka marrë pjesë në sjelljen e projektit Xhevahir në Shkup, zbuloi në vitin 2014, zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski; – Ivanov në dasmën e Eser Xhevahir, djali i investitorit të kullave “Xhevahir Skaj Siti” (Foto: HT Kulup)

Siç njoftoi dje 360 ​​Gradë Ivanov, i cili është kumbarë i Eser Xhevahir, një nga bijtë e investitorit Ibrahim Xhevahir zhvillues të cilët ndërtuan kullat do të ketë 2 zyra në një nga ndërtesat 42 katëshe. Një, për obligimet zyrtare të kabinetit të tij është në katin 22, tjera për bibliotekë dhe takime është në katin 38 dhe qiraja mujore e përgjithshme, jozyrtarisht, është rreth 2000 euro. Ivanov do të ketë pension sa edhe paga e presidentit, rreth 90.000 denarë, kabineti, shofer, makinë, truproje dhe tre zyrtarë në kabinet. Buxheti vjetor për nevojat e presidentit është 105,000 euro.

Eser Xhevahir, drejtor i “Xhevahir Holding”, dhe që nga viti 2017 dhe i kompanisë së tij në Maqedoni “Turmak” Vitin e kaluar ishte ligjërues në Shkollën për liderë të rinj të Ivanovit.

Më 16 korrik, 2012 në Aerodrom filloi ndërtimi i katër kullave “Xhevahir Skaj Siti” ndërsa në vendosjen e gurit të themelit të pranishëm ishin Ivanov, kryeministri Gruevski dhe kryetari i kompanisë Ibrahim Xhevahir (majtas) (Foto: MKD.MK).

Marrëdhënia e Ivanovit me një nga familjet  më të pasura turke Xhevahir datojnë që nga mandati i tij i parë si president, ndërsa qeveria e Nikolla Gruevskit  ka negociuar me pronarin Ibrahim Xhevahir për të investuar në Maqedoni. Siç tha më 29 mars 2014 në një tribunë në Kratovë një tubim zgjedhor presidencial të VMRO-DPMNE Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, presidenti Ivanov ishte i përfshirë në këtë projekt, i paralajmëruar si investim me vlerë rreth 300 milionë euro.

“Për shembull, në sektorin e ndërtimit kanë qenë në negociata disamujore me ‘Xhevahir Holding”, e cila tani i ndërtoi rrokaqiejt, të lartë mbi 100 metra. Projekti për të sjellë “Xhevahir” zgjati për disa muaj, kemi pasur shumë takime dhe vizita. Në një rast, gjatë një vizite në Turqi, Ivanov e luti kryetarit të komunës që të angazhohet që investitori ta vizitojë Maqedoninë për të shqyrtuar kushtet dhe të vendosë të investojë këtu. Investitori pastaj e vizitoi Maqedoninë, ishte mysafir te Ivanovi dhe më pas e solli investimin para përfundimit, pikërisht me mbështetjen e Ivanovit”, tha atëherë Peshevski.

Në mandatin e tij të parë presidenciale në shkurt të vitit 2012, Ivanov së bashku me presidentin turk Abdullah Gjul ishin kumbarë në dasmën e Eser Xhevahir në Stamboll. Në mesin e 1.800 mysafirëve ishte edhe Ivica Koneski, atëherë kryetari i komunës së Aerodromit ku më 16 korrik 2012 filloi ndërtimi i katër kullave “Xhevahir Skaj Siti”. Në vendosjen e gur-themelit morën pjesë Ivanovi, kryeministri Gruevski, presidentin e kompanisë Ibrahim Xhevahir, ministra, kryetarë të komunave dhe ambasadori i Turqisë në vend.

Kur Ibrahim Xhevahir vdiq, Ivanov ishte në varrimin e tij në Stamboll më 25 shtator 2015, gjatë të cilit ai pati një takim tjetër me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Rasti për vizitën e presidentit Ivanov në Stamboll është prania në ceremoninë e varrimit të z. Ibrahim Xhevahir, biznesmen turk dhe pronar i kompanisë Xhevahir Holding, një mik i madh i Republikës së Maqedonisë dhe një investitor në vendin tonë”, njoftoi atëherë kabineti i presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button