Përleshje në Parlamentin e Hong Kongut, janë lënduar katër deputetë

Katër deputetë janë lënduar, gjatë një përleshjeje në Parlamentin e Hong Kongut, ndërmjet deputetëve pro-qeveritar dhe atyre opozitar.

Përleshja ndodhi më 11 maj, pas një mospajtimi rreth krijimit të një komiteti të Parlament, transmeton REL.

Një ligjvënës u hodh në dysheme gjatë përleshjesh dhe më pas ai, nga lëndimet e marra u desh të bartej me barelë, për t’iu dhënë ndihma mjekësore.

Një ligjvënës tjetër pësoi lëndime në krah, ndërkaq një deputete u ankua se kishte marramendje, pasi u godit në kokë.

Ky incident vjen në kohën e tensioneve në Hong Kong, për shkak të një ligji të propozuar, i cili do të mundësonte që personat e arrestuar të ekstradoheshin në territorin e Kinës.

Në muajin prill, rreth 22 mijë persona kishin protestuar kundër këtij ligji – që është protesta më e madhe e organizuar në Hong Kong këtë vit.

1

2

3

1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button