Dy zyrtarë serbë të Qeverisë së Kosovës janë ndaluar në kufi, reagoi Haradinaj

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Stërgjan Jovanoviq, është ndaluar përsëri në kufi nga autoritet serbe. Këtë herë bashkë me Srecko Spasiq, këshilltar në MBPZH, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj, duke e cilësuar të papranueshme e keqtrajtim të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, transmeton KTV.

“I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Koha.net.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit të kaluar Jovanoviqi është ndaluar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Për këtë pati reagime të shumta dhe pak ditë më vonë zyrtarët e SLS-së kanë kaluar pikën kufitare në shenjë proteste për ndalimin e pjesëtarëve të kësaj liste në pikat kufitare.

Ata kishin thënë se po kritikohen pse po bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës dhe nuk po bëhen pjesë e Listës Serbe. Këto ndalesa i quajtën tortura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button