Të shikojmë matanë ligjeve

Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se, vendet e zhvilluara meritën për tërë këtë zhvillim e emancipim ua mveshin ligjeve, por në të vërtetë ligjet nuk janë destinacioni i fundit i një shoqërie, të paktën nuk duhet të ishin. Ajo çka sheh tek këto vende janë ligjet, e gjithë kjo ka bërë që të formohet një kulturë, ku të gjithë kanë frikë nga ligjet, edhe pse janë të bindur se ligji në fjalë nuk është i arsyeshëm.

Pikërisht kjo bën që, për të qenë njerëz të kulturuar, duhet të shikojmë matanë ligjeve, duke shkuar tek shtigjet e edukatës. Prandaj, nëse takojmë këdo qoftë nga qytetarët e këtyre vendeve, do vëmë re respektin që kanë për ligjet, e jo edukatën e tyre, e gjithë kjo ngase kanë stagnuar në respektin ndaj ligjit, duke mos shijuar frytin e tij, i cili është edukata. Shpresa e një shoqërie të shëndoshë dhe të dobishme është, ajo shoqëri e cila mbi kërcellin e ligjeve të saja lulëzon lulja e edukatës.

Emërues i përbashkët i të gjitha ligjeve duhet të jetë përsosja e edukatës. Nëse ligjet nuk e kanë këtë synim, atëherë zbatimin e ligjeve mund ta bëjnë edhe kafshët. Thjesht, jeta nën ligje pa petkun e edukatës krijojnë monotoni, ku si pasojë humbet kënaqësia që do duhej ta gëzonim.
Edukata i përbën ligjet dhe asesi e kundërta e kësaj. Nëse nisemi nga ky parim do vërejmë se ligjet janë në përputhshmëri të plotë me natyrshmërinë e pastër njerëzore. Ky fakt, vë në spikamë atë se, ligjet janë bërë për njeriun dhe se njeriu nuk është bërë për ligjet. Kur edukatorët mbi bazën e dijes venduan rregulla i shërbyen njerëzimit mbarë, kurse kur injorantët mbi bazën e injorancës bën “ligje” njerëzimin e çuan buzë humnerës.

Fare në fund, do doja ta përçoja këtë mesazh: “Mos qëndro poshtë kodrës me ligje, por ngrihu sipër majës së saj me edukatë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button