Facebook u shpall luftë Like-ve të rrejshëm

Edhe pse më herët u fol për shitje-blerje si një lloj keqpërdorimi të Like-save të fan pages (faqet e fansave) mes individëve të ndryshëm, Facebook e demantoi këtë duke thënë se çdo gjë është në rregull. Mirëpo më pas, më 31 gusht Facebook paralajmëroi ndryshime me qëllim përmirësimin e “sistemit të integrimit të faqeve”.

Kjo përfshinte edhe zbulimin dhe fshirjen e like-ve të rrejshëm të cilët blihen nëpërmjet të profileve të rrejshme. “Like-et të cilat nuk vijnë nga personi i cili me të vërtetë është i interesuar në atë faqe të fansave nuk janë të dobishme për askënd.”, thonë nga Facebook.

Sot, Facebook e përmbushi atë që e kishte premtuar, duke fshirë rreth 200.000 like të rrejshëm nga faqja e Zynga (loja poker), 66.000 nga faqja e Lady Gagas e kështu me radhë. Ata thuan se Facebook asnjëherë nuk e ka lejuar shitjen e like-ve dhe përsëri vazhdojnë të ekzistojnë programe ilegale të cilat e bëjnë të njëjtën. Me probleme të ngjashme ballafaqohet edhe Twitter, ku gjithashtu rritet numri i ndjekësve (followers) duke i blerë profilet e rrejshme. 

“Tani kemi krijuar sisteme speciale të cilat kanë për detyrë të zbulojnë dhe të fshijnë like-t e rrejshëm”, thonë nga Facebook./Portalb   

Lajme të ngjashme

Back to top button