Antikorrupsioni ka ndërprerë procedurën kundër ministrit Mançevski

Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski njoftoi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka ndërprerë procedimet kundër tij për kompanitë e dyshuara greke pasi ai ka paraqitur një mohim me prova konkrete.

LEXO: Antikorrupsioni do ta hetojë biznesin e Zaevit, Angjushevit dhe Mançevskit

“Anëtarët e KSHPK-së u përzgjodhën në mënyrë transparente, sipas kritereve profesionale, dhe kjo është konfirmuar me punën e tyre. Unë po u bëj thirrje VMRO-DPMNE-së, herën tjetër kur ata të vendosin të më akuzojnë, për ta bërë këtë me prova, jo spekulime dhe të pavërtetat”, thotë Mançevski, transmeton Nova.tv.

Procedimet kundër tij ishin rreth dyshimeve rreth firmave greke pas publikimit të një nga bisedat e përgjuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button